Osmani takon ambasadorin italian, diskutojnë për sigurinë dhe heqjen e masave të BE-së

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar të mërkurën me ambasadorin italian në Kosovë, Antonello De Riu

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe ambasadori italian në Kosovë, Antonello De Riu.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti të mërkurën në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Siç ka njoftuar Presidenca, në takim mes Osmanit dhe De Riut janë diskutuar çështjet e sigurisë dhe rëndësinë e koordinimit të rregullt me partnerët ndërkombëtarë për të adresuar sfidat në këtë fushë.

Gjatë takimit, presidentja Osmani ritheksoi se masat e BE-së që janë në fuqi janë një prej padrejtësive të mëdha që ndikon negativisht në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

“Ndërlidhur me zhvillimet në Dialog, presidentja Osmani ritheksoi se mbajtja në fuqi e masave të BE-së është një prej padrejtësive të mëdha e cila mbi të gjitha dëmton drejtpërdrejt mirëqenien e të gjithë qytetarëve në vend”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, presidentja Osmani dhe ambasadori De Riu diskutuan mbi raportet bilaterale mes Kosovës dhe Italisë, duke rikonfirmuar përkushtimin për avancimin e mëtejshëm të tyre.

U theksua rëndësia e vizitave bilaterale dhe shkëmbimeve të rregullta në mes të institucioneve të dy vendeve për të fuqizuar bashkëpunimin në fusha të interesit të përbashkët.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika