Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta të cilat do jenë më të fokusuara rreth relievit malor.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius.