Arrestohen dy persona, dyshohen se sulmuan policët në dy raste të ndara

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona si të dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar, ku njërin në Prishtinë e tjetri në Gjilan.

Në raportin ditor të PK-së thuhet se rasti në kryeqytet ka ndodhur pasi i dyshuari nuk i ka zbatuar urdhërat e zyrtarit policor për t’u ndaluar në lëvizje mbrapa me veturë kur edhe e ka goditur policin dhe biçikletën e tij.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se pasi nuk ka zbatuar urdhrat e zyrtarit policor për t’u ndaluar në lëvizje mbrapa me veturë e ka goditur zyrtarin policor si dhe biçikletën e zyrtarit policor. Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Tutje, i arrestuar në Gjilan ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, ku viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti ka penguar zyrtarët policorë gjatë detyrës duke i sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika