Sot u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, në të cilën, u diskutua rreth situatës së sigurisë në vend, aktiviteteve të institucioneve anëtarë të këtij mekanizmi dhe planifikimet për periudhën në vijim.
Kështu ka njoftuar kryeministria ku bëhet e ditur se takimi është ftuar nga shefi i ekzekutivit, Albin Kurti.
Në njoftimin e ZKM-së thuhet se në këtë takim është diskutuar rreth situatës së sigurisë në vend, aktiviteteve të institucioneve anëtare të këtij mekanizmi dhe planifikimet për periudhën në vijim.
“..Në të cilën u diskutua rreth situatës së sigurisë në vend, aktiviteteve të institucioneve anëtarë të këtij mekanizmi dhe planifikimet për periudhën në vijim. Përveç tjerash në takim u diskutuan edhe çështjet e përgjithshme të sigurisë publike, dhe sfidat aktuale të ndërlidhura me zjarret dhe sigurinë në komunikacion. Institucionet e Republikës së Kosovës në bashkërendim i kanë shtuar aktivitetet e tyre për të parandaluar por edhe mbajtur nën kontroll përhapjen e zjarreve, si dhe masat tjera në shërbim të rritjes së sigurisë në komunikacion”, thuhet në njoftim.
Në njoftim theksohet se institucionet do t’i shtojnë përpjekjet e tyre edhe në kuadër të vetëdijësimit të qytetarëve në parandalimin e përhapjes së zjarreve dhe për sigurinë e shtuar në trafik.