Këtë të premte është liruar nga paraburgimi ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Blerim Ramadani, i cili ishte ndaluar në hyrje të Maqedonisë së Veriut, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga ana e Serbisë.
Sipas vendimit të lëshuar, Ramadani është liruar me kusht.
Ish-ushtari i UÇK-së ndalohet në Maqedoni me fletarrest nga Serbia
Ramadani, me vendim të gjykatësit të procedurës paraprake, do të duhet të qëndrojë në burg shtëpiak me masë përkujdesje, raporton Klan Maqedonia.
Sipas dokumentit, Ramadani deri në kryerjen e procedurave të mëtejshme nga 01.08.2024 deri më 16.08.2024 do të ketë vendqëndrim të përkohshëm në Shkup.
Dukagjini, gjithashtu ka kontaktuar MPJD-në në Kosovë për të konfirmuar lirimin dhe është në pritje të konfirmimit.
Më 17 korrik, Blerim Ramadani është arrestuar nga Policia e Maqedonisë së Veriut në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia.
Bashkëshortja e tij, Valbona Ramadani, kishte theksuar se ndalimi i tij është i padrejtë dhe në akuza të fabrikuara nga Serbia.
Gruaja e ish-ushtarit Blerim Ramadani kërkon angazhim nga Qeveria për lirimin e tij