Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që sulmoi pesë policë në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan kërkon paraburgimin ndaj të dyshuarit Sh.H. për sulm ndaj pesë zyrtarëve policorë

Një i burgosur duke fshirë oborrin në Qendrën e Paraburgimit në rajonin e Gjilanit.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurit Sh.H, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Sh.H., më 31 korrik, në Gjilan, me dashje i ka sulmuar pesë zyrtarë policorë, ashtu që derisa të njëjtit ishin në pikë kontroll, duke ushtruar autorizimet e tyre ligjore, afrohet i pandehuri afër tyre, ku fillon t’i ngacmojë kalimtarët në rrugë dhe pasi i tërhiqet vërejtja nga njëri polic duke i kërkuar që të largohet nga aty.

Më pas, i njëjti fillon t’i ofendojë dhe kanosë me fjalë policët, me ç’rast njëri prej tyre i afrohet dhe e njofton se prej tani është i arrestuar dhe do ta shoqërojnë në stacion policor, atëherë i pandehuri e shtyn me duar dhe e godet në fytyrë ku si pasojë e lëndimeve ka marrë ndihmë mjekësore dhe po ashtu edhe pasi hynë në veturë e lëndon edhe një polic tjetër dhe i godet në këmbë zyrtarët policorë.

I pandehuri Sh.H., me urdhër të prokurorit, gjendet nën masën e ndalimit 48-orësh.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika