Haradinaj i kundërpërgjigjet Bajqinovcit: Pyete Kurtin kur e gjeten me qebe me dy operativë serbë në veturë  

Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovci

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deputetit të Vetëvendosjes (VV), Mefail Bajqinovci, lidhur me komentet e fundit e këtij të fundit për kriminelin serb, Milan Radojiçiq.

Në një deklaratë për media, Haradinaj ka kritikuar Bajqinovcin dhe deputetët e tjerë të VV-së, duke theksuar se fjalimet e tyre janë të shkruara nga Dejona Mihali, zyrtare e njohur e VV-së. Ai ka shtuar se këta deputetë nuk flasin nga mendja e tyre, por ndjekin urdhra të përgatitura paraprakisht.

“Te Bajqinovci e deputetë tjerë, këto i kanë të shkrume prej Dejones, çka me thënë, nuk flasin prej mendjes, pa e marrë porosinë, heshtin. Mendoj që Kurti veprimin më të mirë përpos dorëheqjes, të paktën kish mujt me e liru Kosovën me e çliru nga një agjendë e dyshimtë, pra kjo zonja Mihali Bajqinovcit e Bajqinovcave të tjerë po u them se në qeverisjen time është realize statuti i Trepçës, ushtria, pavarësimi energjetik, Radojiçiq është ndjek nga ligji, nuk është kthy në Kosovë asnjëherë gjat ëqeverisjes sonë, e ndërtoi vilën e madhe në kohën e Qeverisjes Mihali, Bajqinovci, Kusari dhe Kurti, mori guxim me sulmu Kosovën ku humbi jetën një zyrtar policor i Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Për më tepër, Haradinaj ka kërkuar që Bajqinovci të pyesë Albin Kurti, për një rasti Dollc të Klinës.

“Këto janë zhvillime…e pyes z. Bajqinovci me na tregu edhe për shefin e tij të mbulum me qebe kur e kanë gjetë ne Dollc të Klinës, me meze e pije, tu shku te dy operativë serbë, le ta pyet atë, të na tregojë për këtë informatë, le të na tregon pse fshehen këto, mendoj se është mirë.” – u shpreh kreu i AAK-së.

Shija e redaktorit

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Novosellës: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë, të cilët i...

Ish i burgosuri politik Selatin Novosella në fjalën e tij në Konferencën shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Bija ka...

Jahjaga: Boja ishte meritor për farkëtimin e idesë së Kosovës...

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ish ambasadori Rexhep Boja ishte udhëheqës i suksesshëm dhe themelues i raporteve ndërshtetërore mes Kosovës...

Të fundit nga rubrika