Shpërthim në veri, Policia dyshon se ishte mjet piroteknik

Një shpërthim i mundshëm në fshatin Uglarë të Zubin Potokut mbrëmjen e së enjtes, që shqetësoi banorët, mund të ketë qenë nga një mjet piroteknik, sipas zëvendësdrejtorit të Policisë për Veriun, Veton Elshani, megjithëse sipas tij, incidenti nuk është raportuar në Policinë e Kosovës

Foto ilustruese

Një shpërthim raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në fshatin Uglarë të Zubin Potokut që ka shqetësuar banorët e kësaj zone.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë për Dukagjinin se një shpërthim ka ndodhur në një shtëpi në Uglarë, por nuk ka të lënduar vetëm dëme të vogla materiale.

Sipas tij, shpërthimi mund të ketë qenë nga ndonjë mjet piroteknik.

“Shpërthim në një oborr të një shtëpie në Uglare. Dëme të vogla materiale, nuk ka të lënduar. Policia ka dalë në vendngjarje dhe po merret me rastin”, ka thënë tutje Elshani.

Kujtojmë se më 21 korrik, një shpërthim ka ndodhur te liqeni i Ujmanit dhe se dy vetura janë dëmtuar.

Të gjithë pushuesit që ndodheshin te liqeni janë larguar plotësisht për shkaqe sigurie nga Policia e Kosovës.

Shpërthim te Liqeni i Ujmanit, dëmtohen dy vetura

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika