Diplomon gjenerata e 60-të e Policisë së Kosovës, Kurti: Policia po shtohet e forcohet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së grave dhe "përmirësimeve në buxhetin e Policisë së Kosovës" gjatë ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së 60-të të kadetëve, duke premtuar vazhdimësinë e mbështetjes për policinë

Pamje nga ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 60-të të Policisë së Kosovës, 2 gusht 2024.

Këtë të premte, ka diplomuar gjenerata e 60-të e Policisë së Kosovës. Në ceremoninë e organizuar të diplomimit kanë marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, familjarë të zyrtarëve policorë dhe eprorë të Policisë së Kosovës.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti ka shprehur kënaqësinë që ndër 448 kadetët që diplomuan, një e pesta janë gra dhe nga sot ato do të marrin titullin e zyrtareve policore.

Kurti ka thënë se polica po shtohet dhe po forcon radhët e saj, duke qenë në nivelin më të lartë të detyrës për sundimin e ligjit dhe ruajtjen e sovranitetit e integritetit të vendit.

“Jam shumë i lumtur që nga 448 kadetë, çdo e pesta është grua dhe nga sot e tutje ato do të marrin titullin e zyrtareve policore. Sikurse në çdo gjeneratë tjetër, edhe sot diplomojnë kadetë nga radhët e komuniteteve që jetojnë në Kosovë, ndërsa është hapur konkursi i veçantë po ashtu për komunitete në Policinë e Kosovës”, ka deklaruar ai.

Kryeministri ka theksuar përmirësimet në buxhetin e Policisë, duke e krahasuar me vitin kur morën detyrën si qeveri.

“Kur e morëm detyrën, buxheti për Policinë e Kosovës ishte 91 milionë euro, ndërsa tani është rreth 135 milionë euro, që përbën një rritje prej 50%. Si rezultat, kushtet e punës për pjesëtarët e Policisë janë përmirësuar”, ka shtuar ai.

Kurti ka potencuar rëndësinë e mbështetjes për Policinë e Kosovës dhe premtoi se Qeveria do të vazhdojë të mbështesë forcën policore.

Ndërsa, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se diplomimi i kësaj gjenerate tregon përkushtimin e tyre për të tejkaluar të gjitha sfidat për t’u bërë pjesë e Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika