Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka hapur zyrtarisht Forumin e Prespës për Dialog, duke thënë se kontributi ynë krijon stabilitet afatgjatë dhe kushte për transformimin e shoqërive.
Forumi i Presës ka mbledhur liderët institucionalë të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
‘’Ky është kontributi ynë për stabilitetin e rajonit. Ky model krijon stabilitet afatgjatë dhe kushte për transformimin e shoqërive. Tema e forumit është ndërtimi i së ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën bashkëkohore evropiane të sigurisë, që ka për qëllim t’i pasqyrojë sfidat aktuale në politikën e jashtme dhe kërcënimin e sigurisë. Sot askush në botë dhe ende më pak ne Evropë nuk shpreson në kontinuitet’’, ka thënë Osmani.
I pari i politikës së jashtme maqedonase tutje ka shtuar se pret që të dëgjohen pikëpamje të gjera nga pjesëmarrësit eminentë.
Tema e sesionit qendror të Forumit të Prespës është “Çka pas luftës në Ukrainë?”.
Osmani gjithashtu, shton se në panel presin të flasë edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Rëndësia e forumit konfirmohet edhe nga pjesëmarrja e kryeministrave nga vendet e rajonit, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, sesion i cili do të vazhdojë të premten e 17 qershorit.