Incidenti me presidenten Osmani, Aeroporti i Shkupit: Ne kemi marrë udhëzime nga MPB-ja

Nga TAV, kompania që menaxhon me Aeroportin e Shkupit, kanë reaguar përsëri në lidhje me incidentin ndaj presidentes së Kosovës. Nga kjo kompani thuhet se kanë respektuar rregullat, gjegjësisht që Ministria e Punëve të Brendshme i ka udhëzuar që delegacioni t’i nënshtrohet kontrollit standard në aeroport

Foto ilustrim

TAV, kompania që menaxhon me Aeroportin e Shkupit, kanë reaguar sërish në lidhje me incidentin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke thënë se Ministria e Punëve të Brendshme maqedonase i ka udhëzuar që delegacioni i Osmanit t’i nënshtrohet kontrollit standard në aeroport.

Në reagimin e Presidencës për këtë rast, u theksua se sigurimi i aeroportit të Shkupit ka tentuar t’ia marrë telefonin personal të Osmanit, madje kanë tentuar edhe që ta shtyjnë fizikisht.

Në reagimin e TAV-it thuhet se punonjësi i tyre nga departamenti i sigurisë nuk ka tentuar të marrë telefonin e presidentes Osmani, por se i është kërkuar për t’iu nënshtruar kontrollit të skanimit.

“Ne i hedhim poshtë kategorikisht akuzat se punonjësi ynë nga departamenti i sigurisë ka tentuar të marrë telefonin. Telefoni i është kërkuar për t’iu nënshtruar kontrollit (skriningut) të detyrueshëm të sigurisë përmes aparatit me rentgen. Në bazë të Dokumentit 30 të ECAC (Doc.30) dhe Programit Kombëtar të Sigurisë së Aviacionit Civil, të gjithë pasagjerët, bagazhet e kabinës dhe sendet e tyre personale që udhëtojnë në një fluturim komercial, si në këtë rast, i nënshtrohen kontrollit të sigurisë”, thuhet në reagimin e TAV-it.

Gjithashtu, në reagim kanë theksuar se nëse nuk janë të harmonizuar me këto rregulla, “piloti i fluturimit do të refuzojë hipjen në avion të pasagjerit”.

“Konventa e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike i përjashton nga kontrolli i sigurisë vetëm mysafirët zyrtarë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe operatori i aeroportit merr njoftim zyrtar për përjashtime të tilla nga Ministria e Punëve të Brendshme. Udhëzimet që ka marrë Departamenti ynë i Sigurisë nga Departamenti për Mbrojtjen e Disa Personave dhe Objekteve thonë qartë se anëtarët e delegacionit duhet t’i nënshtrohen një kontrolli standard të sigurisë në përputhje me procedurat e përcaktuara”, thuhet në njoftimin e plotë të TAV-it, transmeton RTV21 Maqedoni.

“Trajtim jodinjitoz për presidenten Osmani”, MPJD pret sqarime zyrtare nga Maqedonia e Veriut

Shija e redaktorit

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Novosellës: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë, të cilët i...

Ish i burgosuri politik Selatin Novosella në fjalën e tij në Konferencën shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Bija ka...

Jahjaga: Boja ishte meritor për farkëtimin e idesë së Kosovës...

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ish ambasadori Rexhep Boja ishte udhëheqës i suksesshëm dhe themelues i raporteve ndërshtetërore mes Kosovës...

Të fundit nga rubrika