Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka ironizuar me incidentin e mbrëmshëm ku ishte e përfshirë presidentja Vjosa Osmani dhe sigurimi i aeroportit të Shkupit, i cili kishte tentuar që t’ia marrë telefonin e saj privat dhe ta shtyjnë.
“Për me komentu këtë duhet me ditë ndonjë këngë të Dafinës. S’po di cila këngë e Dafinës i kish shku për shtati”- tha Tahiri në konferencë për media, duke përdorur deklaratën që i bëri para disa ditësh presidentja Osmani ministres Gërvalla përmes dy këngëve të Dafina Zeqirit.
Sipas Tahirit, siç e quan ai “qasja e bashkëpunëtoreve e kryeministrit Kurtit në Maqedoni të Veriut”, nuk duhet edhe aq miqësore, duke iu referuar koalicionit VLEN.
“Nuk më habit fakti sepse atje kemi një ndërrim pushteti që mund të ketë ndërrim në qasje, këtij ndërrimi të pushtetit i ka kontribuuar shumë edhe qeveria jonë”, ka thënë Tahiri.