Koci: Ish-udbashi Loshi më kërkoi ballafaqim, do e bëj me kënaqësi kur të përfundojnë gjitha rrëfimet në “Debat Plus”

Gani Koci mbrëmë në “Debat Plus” e ka përmendur Januz Loshin duke pretenduar se ai ka qenë pjesë e UDB-së.

Loshi pastaj ka kërkuar ballafaqim me Kocin, në “Debat Plus”, për shkak se ia ka përmendur emrin disa herë.

Koci ka thënë se do ballafaqohet me kënaqësi me Loshin po sa të përfundojnë gjitha rrëfimet në këtë emision ku ai mund të jetë përmendur edhe disa herë.

“Jonuz Loshi, ish udbashi, paska kërkuar të ballafaqohet me mua se gjoja ai nuk qenka takuar kurre me mua. Unë i them atij se me deshirën ma të madhe do e bëj këtë, pasi të përfundojnë edhe 3-4 pjesë të rrëfimeve, në Debat Plus, ku ai mund të jet apostrofuar. Atëherë, do e zgjeroj rrëfimin për te edhe për bëmat e tij gjatë hetimeve me te burgosur tjerë”, ka shkruar Koci në Facebook.

Koci në një intervistë në “Debat Plus” ka treguar se në vitin 1987, vizitohet nga shqiptarët e UBD-së që torturuan gjatë kohë së hetimeve, Januz Loshi e Bashkim Kursani.

Loshi e kishte pyetur Kocin se a ka ndryshuar, pasi i kishte rreth 6 vjet në burg.

“Më thotë Januz Loshi: ‘A ke ndryshu?’. I thash; Po Jonuz qysh s’kam ndryshuar’. Më pyeti: ‘A ke ndryshu për mirë a për keq?’. Thash: Për mirë Januz kom ndryshu.

“Ato ide të 81-shes si ki ma”, më pyeti. Jo bre i ri jom kanë atëherë e s’kom dit, e tash i kom ba do vjet…tash ato ide janë pjek, janë forcu e atëherë janë kanë të zbehta se kam qenë i ri dhe a pe sheh ndryshimin, po bajë syza… Më tha: ‘D.m.th. ti s’ke ndryshu ‘a. I thash: Jo jo, s’kom ndryshu qysh po mendon ti”.

Loshi e sheh që edhe pas 6 vjetësh në burg e torturave, Kocit nuk i kishe ndryshuar bindja për liri e pavarësi të Kosovës.

“Gjaku deri në gju ka mu bo e s’ka mu bo Republika e jote”, kishte thënë Loshi, sipas Kocit.

“Po të betohem Gani Koci se pa të komprometuar se la”, e kishte kërcënuar përsëri Loshi.

“Kam me të lëshu pas 1 muaji, dhe lë më që shokët dhe dashamirët që i ki që s’kanë me të fol po as të shpis tane s’kanë me të fol ma”, i kishte thënë më tej Loshi.

Tutje ai ka treguar edhe ballafaqimin pas lirimit nga burgu me të.

“Mas burgut ka kërku me u taku… doja me dëshmitar me u taku.  E marr kryetarin e degës së Skënderajit, edhe një kusheri timin që ka vdekë. Në takim me të në Skënderaj. U ulëm… ka qenë në vitin 1992. Më tha shoku Gani, kam punu ti e din, po tash jam në sindikatën e policisë. Unë atëherë isha kiq, në KMDLNJ. Më tha se jemi ne hulumtim, kemi qef që te ti me i plasu informacionet, shumë mirë i thash që paske ardh e je kthy te unë. Pritke aj, që po ia përmendi të këqijat… Kur dola shokët më thanë pse si the asgjë. Ai qëllimin e ka pas me u shprazë unë. Por une se kam bërë sepse ka qenë qëllimi i tij”, tha ai.

“Gjaku deri n’gju ka do bëhet e s’ka mu bë Republika e jote”, Koci tregon se çka i tha UDB-ashi Januz Loshi në burgun e Nishit

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika