E mori pozitën jo shumë kohë më parë, pasi një vendim i gjykatës anuloi konkursin për zgjedhjen e tij në krye të Trepçës.
Është fjala për kryeshefin e ndërmarrjes Trepça, Bashkim Kurti, zgjedhja e të cilit nga gjykata konsiderohet e paligjshme, dhe kjo e fundit me anulon vendimin për zgjedhjen e Kurtit.
Gazeta Online Veriu.info ka siguruar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës.
Sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë anulohet vendimi i datës 11.01.2024 i Bordit të Përkohshëm Mbikqyrës të Trepçës.
Është aprovuar si e bazuar kërkesëpadia e paditësit Burim Asllani.
Buri Asllani, që ishte kundërkandidat i Bashkim Kurtit, ka thënë se ka marrë vesh se gjykata ka anuluar vendimin për zgjedhjen e Kurtit në krye të Trepçës.
Dokumenti: