Vuçiq për arrestimin e serbëve në Kosovë: Heshtja e ndërkombëtarëve është patetike

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pas arrestimit të pesë serbëve në Kosovë nën akuzat për krime lufte.

Ai ka thënë se heshtja e ndërkombëtarëve për arrestimin e tyre është patetike dhe se “përgjegjës” sipas tij është kryeministri Albin Kurti.

Presidenti serb tutje veprimin e autoriteteve të Kosovës e ka quajtur si provokim.

“Po përpiqen të provokojnë çdo shtëpi serbe, që çdo shtëpi serbe ta di se nuk guxon të jetë aty, në territorin e Kosovës”.

“Është heshtje e mjerueshme e ndërkombëtarëve dhe botës perëndimore, e cila pretendon se nuk po e sheh çfarë po ndodh”, ka thënë Vuçiq para gazetarëve të shtunën pasdite.

Vendet e QUINT-it vetëm do të thonë se nuk janë pro dhe më pas do të heshtin ka thënë Vuçiq duke shtuar se ka paralajmëruar që nesër do të flasë me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Le t’i pyesim nëse ende duan të shtiren si të painteresuar dhe të pakualifikuar. Do t’ju kujtoj, kur një autobus ndalon në Serbi në pikën kufitare me Kroacinë, dhe në të ka shqiptarë të Kosovës – e gjithë Evropa bën dhe shkruan tekste – edhe pse askush nuk i ka prekur, as arrestuar”, ka thënë ai.

Tutje Vuçiq vlerësoi se këto janë standarde të dyfishta dhe se “duhet të mësohemi”.

“Ne duhet ta forcojmë vendin tonë, të ndjekim ndryshimet në botë, të ndjekim se çfarë po ndodh në mënyrë që të mos habitemi si në vitin 1989 kur nuk e kuptonim se çfarë po ndodhte në botë”, ka thënë Vuçiq transmeton Danas përcjell Dukagjini.

Nga ana tjetër, të shtunën Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se pas hetimit disamujor ka arrestuar pesë serbë të cilat dyshohen për krime lufte.

Të arrestuarit, sipas prokurorisë, dyshohet se në prill të vitit 1999 në disa fshatra të Komunës së Gjilanit vranë, plagosën, dogjën, rrëmbyen, dhunuan, maltretuan e torturuan civilët shqiptarë.

Arrestohen pesë persona për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë

Shija e redaktorit

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Të fundit nga rubrika