Projektligji për infrastrukturën kritike i vonuar, e vështirë i zbatueshëm

Qeveria e Kosovës synon që me një projektligj të ri të fillojë zbatimin e mbrojtjes së infrastrukturës kritike. Një draft i këtij projektligji, që parasheh mbrotjen nga sulmet e mundshme të 9 sektorëve të ndryshëm që konsiderohen esencial, tashmë është në konsulltim publik. Njohësit e sigurise si dhe deputetë të opozitës, thonë se zbatimi i një projektligji të tillë është nevojë urgjente meqenëse rreziku nga sulmet është shumë i lartë

9 sektorë të fushave të ndryshme parashihen që në të ardhmen të jenë pjesë e infrastruktutës kritike kombëtare të Republikës së Kosovës.

Në projektligjin për infrastrukturën kritike i cili është në konsultim publik, që konsiderohen si më të ndjeshëm në rast të ndonjë sulmi, janë energjia, tranporti, sistemi bankar, infrastruktura e tregjeve financiare, shëndetësia uji i pijshëm dhe ujërat e zeza, infrastruktura digjitale e administrata publike si dhe prodhimi, përpunimi dhe shpërndarja e ushqimit.

Në këtë dokument thuhet se vlerësimi shtetëror i rrezikut për këto asete, bëhet fillimisht brenda 9 muajve që nga hyrja në fuqi e ligjit, e cdo katër vite si dhe kurdo herë që konsiderohet e nevojshme.

“Vlerësimet e rrezikut të entitetit kritik duhet të marrin parasysh të gjitha rreziqet përkatëse natyrore dhe ato të shkaktuara nga njeriu që mund të çojnë në një incident, duke përfshirë ato të natyrës ndërsektoriale ose ndërkufitare, aksidentet, fatkeqësitë natyrore, emergjencat e shëndetit publik, kërcënimet hibride, si dhe kërcënimet tjera armiqësore, duke përfshirë rreziqet nga terrorizmi. Vlerësimi i rrezikut të një entiteti kritik duhet të marrë parasysh shkallën në të cilën sektorët e tjerë të përcaktuar varen nga shërbimi esencial i ofruar nga entiteti kritik dhe sa ai entitet kritik varet nga shërbimet esenciale të ofruara nga entitete tjera në të tjera sektorë, duke përfshirë nëse është e nevojshme, në shtetet fqinje dhe shtetet tjera.”

Ndërkohë që neni 17 i këtij projektligji, tregon për njoftimin që duhet bërë entiteti kritik në rast të ndonjë incidenti, e që mos njoftimi me kohë do jetë i ndëshkueshëm deri në 15 mijë euro.

“Entitetet kritike duhet të njoftojnë autoritetin kompetent, pa vonesa të panevojshme, për incidentet që pengojnë ndjeshëm ose kanë potencialin të pengojnë ndjeshëm ofrimin e shërbimeve esenciale. Përveç rasteve kur nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë, entitetet kritike duhet të dorëzojnë një njoftim fillestar te autoriteti kompetent jo më vonë se njëzetë e katër (24) orë pasi janë vënë në dijeni për një incident, i shoqëruar  nga një raport i detajuar jo më vonë se një (1) muaj pas incidentit.”

Hartimi i një projektligji të tillë, për Qendrën Kosovare për studime të Sigurisë, është i vonuar duke pas parasysh rrezikun nga sulmet e mundshme terroriste e ato kibernetike.

“Është esencial kur tashmë janë duke u rritur rreziqet ku siguria në nivel global dhe nivel rajonal është duke u bërë fragjile, mospërgaditja e duhur për mbrotjen e infrastrukturs kritike mund të jenë pasojat e mëdha, nga grupet terroriste dhe nga ato kibernetike.Por edhe në këtë rast shteti serb apo kushdo që ka potencial për ta sulmuar në aspektin fizik e sulmon infrastrukturën kritike, dhe pasojat mund të jenë të mëdha”, ka thënë Mentor Vrajolli – QKSS.

Në anën tjetër, deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj shprehet skeptik nëse ky projektligj do gjejë zbatim, meqë thotë se një i tillë ishte miratuar edhe më herët por kishte mbetur vetëm në letër.

“Ligji i vjetër që ka qenë i cili është miratuar në Kuvend në mars të 2018, ndërsa në gazetën zyrtare ka dalur një muaj më vonë dhe është dashur të implementohet në vitin 2019, fatkeqësisht nuk ka filluar fare të implementohet, ne kemi formuar një grup punues që të bëjë mbikqyrjen e këtij ligji dhe pas punës së madhe që ka bërë ky grup punues i komisionit për siguri, ka ardh në përfundim që ky ligj fare nuk po zbatohet për shkak të shumë arsyeve që në fakt për mua nuk janë arsye”, ka thënë Rashit Qalaj – Deputet, PDK.

Mbikqyrëse e aseteve që janë pjesë e infrastrukturës kritike do të jetë ministria e Punëve të Brendshme, ndërkohe që drafti i këtij projektligji do të jetë në konsulltim publik deri më 14 gusht.

Shija e redaktorit

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Novosellës: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë, të cilët i...

Ish i burgosuri politik Selatin Novosella në fjalën e tij në Konferencën shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Bija ka...

Jahjaga: Boja ishte meritor për farkëtimin e idesë së Kosovës...

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ish ambasadori Rexhep Boja ishte udhëheqës i suksesshëm dhe themelues i raporteve ndërshtetërore mes Kosovës...

Të fundit nga rubrika