Shpërthim zjarri në njërin nga konviktet në Prishtinë

Gjatë ditës së sotme është rapotuar për një shpërthim zjarri në konviktin numër tre, në Qendrën e Studentëve në kryeqytet. Zjarrëfikësit kanë intervenuar në kohë dhe gjendja është stabile

Në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, në konviktin numër tre ka ndodhur një shpërthim i zjarrit në katin përdhesë të këtij objekti, rreth mesditës të së enjtes së 16 qershorit.

Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta në një prononcim për Portalin D, ka konfirmuar shpërthimin, por ka thënë se është intervenuar shumë shpejt dhe se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

“Po, ka ndodhur një shpërthim i vogël zjarri në katin përdhesë të konviktit, por është intervenuar dhe tani ekspertët janë duke bërë ekspertizën për të evidentuar se cili ishte shkaku i këtij incidenti”, ka thënë Sfishta.

Sipas burimeve të Portalit D, zjarrfikësit kanë intervenuar në kohë dhe gjendja në konviktin numër tre është stabile, nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme të vogla materiale.

Konvikti numër tre, në Qendrën e Studentëve

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika