Policia jep detaje nga aksidenti me fatalitet mes kombibusit dhe veturës në Klinë

Policia e Kosovës ka raportuar se një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku mes një kombibusit dhe një veture në Gllarevë të Klinës të shtunën mbrëma.

Policia ka njoftuar se dy automjetet janë përfshirë nga flaka si pasojë e aksidentit, ndërsa drejtuesi i veturës nuk arriti të dilte nga vetura dhe ka humbur jetën.

Drejtuesi i kombibusit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Gllarevë, Klinë / 03.08.2024-19:05.  Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve (njëri kombi bartës dhe tjetra veturë udhëtarësh) me targa vendore dhe drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit  dy automjetet janë përfshirë nga flaka ku drejtuesi i veturës në pamundësi të dalë nga vetura është djegur nga zjarri dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit,  trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa drejtuesi tjetër si i dyshuar është arrestuar dhe  me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika