Një i vdekur dhe një i lënduar në vetaksidentin në autostradën “Arbën Xhaferi”

Një person ka mbetur i vdekur dhe vozitësi i veturës ka pësuar lëndime të rënda në vetaksidentin e ndodhur në orët e hershme të së dielës në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha teksa ka shtuar se aksidenti ka ndodhur në kilometrin e tretë të drejtimit Lipjan-Prishtinë.

Hoxha ka shtuar se i lënduari është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka njoftuar se deri te aksidenti ka ndodhur pasi vetura ka devijuar rrugën, duke e goditur fillimisht anësoren e autostradës dhe më pas duke përfunduar jashtë rrugës.

“Ju informoj se më datën 04.08.2024 rreth orës 06:30 në autostradën ‘Arbën Xhaferi’ në kilometrin e tretë, drejtimi Lipjan-Prishtinë është shkaktuar një aksident trafiku (vet-aksident) ku një veturë ka devijuar rrugën duke goditur fillimisht anësoren e autostradës dhe më pas duke përfunduar jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë pasagjeri dhe lëndime të rënda trupore ka pësuar vozitësi i veturës, i cili është duke u trajtuar në QKUK në Prishtinë”, tha ai.

Zëdhënësi theksoi se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, rreth 24% e aksidenteve të trafikut ishin vetaksidente, ku përmendi edhe dy aksidentet tjera me fatalitet që ndodhën dje. Andaj, apeloi për kujdes në trafik.

“Në 24 orët e kaluara janë evidentuar edhe dy aksidente tjera me fatalitet dhe kjo është tepër shqetësuese pasi në të dy rastet e raportuara kemi të bëjmë me vetaksidente, ku drejtuesit e automjeteve ose kanë humbur kontrollin mbi veturën ose kanë devijuar rrugën si rezultat i pakujdesisë, ku dyshohet edhe se ka ardhur deri tek pasojat fatale.   Sipas analizave të aksidenteve në trafik dhe shkaktarëve të tyre, në gjashtëmujorin e parë (janar-qershor-2024), rreth 24 % te aksidenteve fatale të shkaktuara në rrugët tona janë vetaksidente. Andaj, apelojmë tek të gjithë shoferët në veçanti, por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik që të jenë vigjilent dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë shenjat rrugore dhe dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuoj në zvogëlimin e aksidenteve fatale dhe humbjen e panevojshme të jetëve njerëzore si pasojë e pakujdesisë’, tha Hoxha.

Ai tutje bëri të ditur se po vazhdojnë aktivitetet e shtuara në terren, me qëllim të shtimit të sigurisë në trafik.

“Policia e Kosovës, njësitet patrulluese të rendit dhe të trafikut, po vazhdojnë aktivitetet e shtuara në terren me qëllim të shtimit të sigurisë në trafik. Vendosja dhe mbajtja e një sigurie në trafik, kërkon angazhime të gjithmbarshme, andaj aktivitetet policore në drejtim të respektimit të rregullave, zbatim të ligjit dhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj shkelësve të ligjit në trafikun rrugor, janë të vazhdueshme”, përfundoi Hoxha.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika