Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, njoftoi se Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” po zgjerohet.
“Për të gjithë udhëtarët që fluturojnë përmes tij e veçanërisht për kushte më të mira edhe për diasporën tonë në udhëtimet e tyre,” shkruan Bislimi.
Ai përmes një postimi thotë se nga tetë porta që ishin deri më tani, aeroporti do të ketë 12 porta me një sipërfaqe shtesë prej 1 mijë e 300m2.
“Këtë javë u mbajt ceremonia e inagurimit të punimeve të fundit, ku në kuadër të zgjerimit të infrastrukturës janë ndërtuar dy hapësira të reja e janë shtuar katër porta, me rreth 1300 m2 shtesë ndërtim. Tashmë numri total i portave të fluturimeve mbërrin në 12 nga 8 sa ishin më herët, duke vazhduar me rritjen e kapacitetit të terminalit.”