Tatimi nuk paguhet në veri, kryetarët në vështirësi për gjetjen e stafit

Qytetarët e katër komunave veriore sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Audimit nuk paguajnë tatim në pronë, për lejet e ndërtimit dhe për shfrytëzimin e hapësirave publike. Lidhur me këtë kryetari i Komunës së Zubin Potokut thotë që është duke punuar që fillimisht të emëroj staf që do të fillonte të merrej me këtë çështje, kurse asamblist nga komuna e Mitrovicës Veriore thonë se e kanë diskutuar në një nga mbledhjet e nivel komunal dhe se presin veprime nga kryetari.

Qytetarët në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq nuk paguajnë tatim në pronë, për lejet e ndërtimit dhe për shfrytëzimin e hapësirave publike.

Kjo është vetëm një nga gjetjet e Zyrës Kombëtare të Audimit për katër komunat veriore me shumicë serbe që tashmë drejtohen nga kryetarët shqiptarë.

Megjithatë, lidhur me këtë çështje kanë filluar të merren veprime nga kryetari i Komunës së Zubin Potokut, veçse thekson faktin që po hasin në shumë vështirësi.

“Kemi pasur dhe ende kemi mungese të stafit dhe mungese, e zëmë zyra që do grumbullonte tatimin, ende kemi probleme me grumbullinin e stafit teknik, për të identifikuar të gjitha pronat dhe bizneset,” ka thënë Izmir Zeqiri, kryetar i Komunës së Zubin Potokut.

Zeqiri shton se për këtë nevojitet ndihma e nivelit qendror, pasi që vet si komunë e kanë vështirë të arritshme.

“Gjithsesi nga duhet e vazhdueshme ndihma, prej niveli qendror dhe vazhdimisht të jemi të harmonizuar për punën, dhe aty ku mund të na ofroj ndihmë niveli qendror mirë është të na ofroj.”

Gjendje e ngjashme është edhe në Mitrovicën e Veriut. Aty asamblisti i Kuvendit Komunal, Betim Osmani thotë që pagesa e tatimit është diskutuar në një mbledhje kuvendit komunal.

“Ne si asamble inkurajuam nivelin lokal që sa më shpejt të filloj implementin e pagesave të tatimit, pasi që si e dimë komuna e Mitrovicës Veriore është e vogël si territor dhe kishin me ndiku shumë në zhvillimin ekonomik të M.Veriore,” tha Osmani.

Kurse Osmani për dallim nga raporti i ZKA-së shton se në këtë komunë janë liruar shumë hapësira publike, dhe se komuna duhet të filloj t’i jap në shfrytëzim për qytetarët e saj.

Shija e redaktorit

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Presidentja Osmani sot pret në takim zëvendës-sekretarin e SHBA-ve Richard...

Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot(e premte) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai sot...

Sot fillon periudha e votimit jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për...

Të fundit nga rubrika