Presidenti kroat: Kosova i është lënë vetvetes

Zoran Milanoviq

Sot u zhvillua gara e kalorësve Alka e Sinjit në Kroaci, ku presidenti kroat Zoran Milanoviq, në fjalimin e tij ka folur edhe për Kosovën të cilën e quajti vend mik.

Në fjalën e tij, Milanoviq përshëndeti veçanërisht Vjosa Osmanin, presidenten e Kosovës, “vendit tonë mik, i cili pati një fat të ngjashëm, por jo të njëjtë me ne kroatët”, raporton Index.hr.

“Ne filluam vështirë, na mbrojtën pak njerëz të mirë dhe nuk kishim ndihmë në fillim. Të gjithë ata aleatë dhe miq qëndruan duarkryq. Kosova filloi ndryshe, me mbështetje të madhe që humbi dhe u zhduk në ndërkohë. Dhe tani ata i janë lënë vetvetes, pesë anëtarë të BE-së dhe NATO-s nuk e kanë njohur,” shtoi ai.

Prandaj ai tha se Osmani është sot është mysafirja e tij dhe kjo është arsyeja pse, përveç festimeve dhe ditëve të krenarisë dhe lavdisë, “kjo është edhe një nderim dhe mirënjohje për vendin tonë mik,” tha Milanoviq.

Presidentja Vjosa Osmani po qëndron në Kroaci bashkë me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu, e ftuar nga presidenti kroat Zoran Milanoviq, në manifestimin Alka e Sinjit.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika