LVV: Kuvendi me 36 ligje të miratuara, prej të cilave 20 janë marrëveshje ndërkombëtare

Gjatë sesionit pranveror, Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka njoftuar për miratimin e 36 ligjeve, e sipas tyre në procedurë të shqyrtimit janë edhe 43 projektligje, disa prej tyre në lexim të parë, disa në komisione që priten të shqyrtohen dhe trajtohen në sesionin vjeshtor

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për media në përmbyllje të sesionit pranveror të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Kuvendi, këtë sesion, ka mbajtur 23 seanca plenare dhe se gjithsej janë miratuar 36 ligje, prej të cilave, 20 janë marrëveshje ndërkombëtare.

Ajo ka bërë të ditur se gjatë këtij sesioni janë shqyrtuar 12 raporte vjetore, janë miratuar katër raporte dhe shtatë rezoluta për vlerësimin e raporteve të institucioneve.

Ajo ka shtuar se për herë të parë, është zgjedhur komisionerja Parlamentare për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Në Kuvendin e Kosovës janë miratuar shtatë rezuluta një deklaratë e përbashkët, gjashtë rekomandime janë shqyrtuar 12 raporte vjetore, janë miratuar katër raporte, shtatë rezoluta për vlerësimin e raporteve të institucioneve. Në kuadër të punës VV-ja nga 14 komisione funksionale parlamentare, shtatë prej tyre udhëhiqen nga Grupi Paramentar i Vetëvendosjes. Komisionet Parlamentare në total janë mbajtur. 186 mbledhje në të cilat 866 pika janë trajtuar. Gjatë sesionit pranveror është emëruar nga presidentja një gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. Janë emëruar tre anëtarë vendorë të Këshillit të Agjencisë për akreditim. Janë emëruar tre anëtarë të Këshillit Prokurorial. Është zgjedhur për herë për parë komisionerja Parlamentare për Forcën e Sigurisë së Kosovës”, ka thënë Kusari.

Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, ka thënë se Kuvendi ka thyer rekord të projektligjeve.

“Janë miratuar 36 ligje në Kuvendin e Kosovës, bashkë me legjislaturat e mëparshme është arritur numri prej 254 (për tre vite gjysmë) ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Kosovës në këtë pjesë të legjislaturës. Natyrisht ende pa përfunduar komplet legjislatura, kjo legjislaturë ka thyer rekord të miratimit të ligjeve në krahasim me të gjitha legjislaturat e mëparshme. Janë në procedurë të shqyrtimit edhe 43 projektligje disa prej tyre në lexim të parë, disa në komisione që priten të shqyrtohen dhe trajtohen në sesionin vjeshtor. Prej këtyre 23 janë miratuar në lexim të parë, ndërsa 15 të tjera presin të shqyrtohen”, ka deklaruar ai në konferencë për media të hënën.

Shija e redaktorit

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Të fundit nga rubrika