Së shpejti largohet nga Kosova, Szunyog flet për të gjitha, kujton edhe ditët më të vështira e më të mira në vendin tonë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Tomas Szunyog, shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë e përfaqësues i posaçëm i BE-së, në intervistën e tij të fundit para largimit nga Kosova ka folur për punën dhe vitet e tij të qëndrimit në vendin tonë.

Ambasadori me prejardhje nga Çekia ka folur për ditët më të vështira në Kosovë, duke përmendur sulmin në Banjskë dhe vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku, por edhe sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

Ndër momentet më të mira gjatë kohës sa ka qenë ai në Kosovë thotë se është momenti kur qytetarët e Kosovës filluan të lëvizin pa viza në Bashkimin Evropian.

Ai ka folur edhe për mospajtimet me Qeverinë e Kosovës për ligje të ndryshme, për dialogun Kosovë – Serbi, për pasardhësin e tij e edhe për atë se sa do t’i mungojnë Kosova e kosovarët.

Lexo intervistën e plotë:

Telegrafi: Ambasador Szunyog ju keni nisur punën në Kosovë në shtator 2020, katër vjet pas po largoheni – si do të përshkruani këtë?

Ambasador Szunyog: Kanë qenë katër vite të ngarkuara, aq të ngarkuara sa mezi kujtoj një ditë të vetme të mërzitshme, përveç disa ditëve të ngadalta gushti. As ardhja ime këtu nuk ishte e mërzitshme. Mbërrita në shtator të vitit 2020, në mes të pandemisë COVID-19. Udhëheqja e BE-së në Kosovë dhe takimi me homologët në kushte të tilla sfiduese nuk ishte e lehtë.  Këto katër vite kanë ikur. Disa ditë ishin të vështira, të tjera më të lehta, por në përgjithësi, përvoja ka qenë sigurisht pozitive. Jam shumë krenar për punën që kemi bërë në Kosovë për ta ndihmuar atë të përparojë në rrugën e saj drejt BE-së. Dhe më ka pëlqyer shumë të jem lidhja kryesore ndërmjet BE-së dhe Kosovës, duke çuar përpara marrëdhëniet diplomatike, ekonomike, zhvillimore dhe kulturore. Roli im më ka lejuar të takoj njerëz të shumtë interesantë nga të gjitha sferat e jetës dhe të udhëtoj nëpër Kosovë, duke shijuar bukuritë e saj natyrore. Telegrafi: Cila ka qenë periudha më vështirë gjatë kësaj kohe që do ta mbani mend?

Ambasador Szunyog: Nuk do ta harroj kurrë 24 shtatorin 2023. U zgjova nga një telefonatë që më informoi për sulmin e dhunshëm në Banjskë. Ishte një e diel dhe më duhej të veproja shpejt për të mobilizuar të gjithë, si këtu dhe në Bruksel. Isha i tronditur dhe i pikëlluar kur mësova se Afrim Bunjaku ishte vrarë në krye të detyrës. Përmasat e këtij operacioni ishin të paprecedentë dhe sasia e armëve të konfiskuara ishte masive. Ky incident ishte një kambanë e fortë alarmi dhe pasojat e tij janë të dukshme edhe sot. Dua të ritheksoj nevojën për një hetim të plotë për të përfunduar me efikasitet dhe që të gjithë të përfshirët të mbahen përgjegjës. Një ditë tjetër shumë e vështirë ishte 29 maji i vitit 2023 – dita e sulmeve të paprovokuara kundër trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, të cilat kanë çuar në plagosjen e një numri prej tyre.

Telegrafi: Cilat janë disa nga momentet më të rëndësishme dhe më të vështira që keni parë në Kosovë gjatë mandatit tuaj?

Ambasador Szunyog: Nuk do të turpërohesha të pranoja se një nga momentet më sfiduese kur mbërrita ishte adresimi i pyetjeve të vazhdueshme rreth liberalizimit të vizave. Ndihej si një barrë e vërtetë, veçanërisht kur flisja me studentë dhe të rinj për të ardhmen evropiane të Kosovës.  Kjo çështje më bëri jehonë personalisht. Duke ardhur nga Çekia e sotme, edhe mua më duhej një vizë për të udhëtuar jashtë vendit kur isha student. Këto pyetje më kujtuan veten time, duke pyetur veten pse duhej të rreshtohesha për një vizë ndërsa studentët nga vendet e BE-së mund të udhëtonin lirshëm nëpër Evropë. Sot, Çekia është një shtet anëtar i BE-së dhe qytetarët e saj gëzojnë lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve etj. Dhe kjo është dëshira ime për Kosovën: të bëhet shtet anëtar i BE-së. Liberalizimi i vizave ishte një moment historik i rëndësishëm dhe një shenjë vlerësimi ndaj shoqërisë kosovare, e cila është aq mbështetëse për integrimin në BE. Megjithatë, duhet bërë më shumë punë. Zgjedhja strategjike e anëtarësimit në BE duhet të plotësohet me vullnet politik dhe rezultate konkrete.

Telegrafi: A besoni se do të ketë marrëveshje në dialog ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe si e shihni këtë tani në fund të mandatit tuaj?

Ambasador Szunyog: Unë besoj se duhet të ketë zbatim nga të dyja palët e marrëveshjes në rrugën e normalizimit dhe aneksit të zbatimit të saj si dhe marrëveshjeve të tjera të arritura në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Kjo është e qartë dhe i është komunikuar qartë të dyja palëve. Kosova dhe Serbia mund të avancojnë në rrugët e tyre drejt BE-së nëse ka përparim në dialog. Pa përparim, ato rrezikojnë të mbeten prapa, ndërsa pjesa tjetër e rajonit do të ecë përpara. Procesi i zgjerimit ka filluar një momentum të ri dhe BE-ja është e gatshme të ngrihet në këmbë dhe t’i sjellë anëtarët aspirantë edhe më afër. Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi. Ndoshta ju mendoni se BE-ja nuk po ju trajton me drejtësi, ose se ne jemi të ngadaltë dhe burokratikë. Më besoni; e ardhmja juaj evropiane është kryesisht në duart tuaja. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar të arrini atje.

Telegrafi: A besoni se do të ketë marrëveshje në dialog ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe si e shihni këtë tani në fund të mandatit tuaj?

Ambasador Szunyog: Unë besoj se duhet të ketë zbatim nga të dyja palët e marrëveshjes në rrugën e normalizimit dhe aneksit të zbatimit të saj si dhe marrëveshjeve të tjera të arritura në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Kjo është e qartë dhe i është komunikuar qartë të dyja palëve. Kosova dhe Serbia mund të avancojnë në rrugët e tyre drejt BE-së nëse ka përparim në dialog. Pa përparim, ato rrezikojnë të mbeten prapa, ndërsa pjesa tjetër e rajonit do të ecë përpara. Procesi i zgjerimit ka filluar një momentum të ri dhe BE-ja është e gatshme të ngrihet në këmbë dhe t’i sjellë anëtarët aspirantë edhe më afër. Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi. Ndoshta ju mendoni se BE-ja nuk po ju trajton me drejtësi, ose se ne jemi të ngadaltë dhe burokratikë. Më besoni; e ardhmja juaj evropiane është kryesisht në duart tuaja. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar të arrini atje.

Telegrafi: Cilat mendoni se janë hapat më të rëndësishëm që Kosova duhet të ndërmarrë në rrugën e saj drejt integrimit në BE?

Ambasador Szunyog: Përveç progresit në Dialog, Kosova duhet të përshpejtojë ritmin e reformave sepse zgjerimi është proces i bazuar në merita. Për të avancuar në rrugën e saj drejt BE-së, Kosova duhet të bëjë përparim të prekshëm dhe të pakthyeshëm, duke filluar nga kryesoret: sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut, ekonomia dhe funksionimi i institucioneve demokratike. Por më lejoni të theksoj se ky proces reformash nuk ka të bëjë vetëm me anëtarësimin në BE; më e rëndësishmja, ka të bëjë me zbatimin e reformave demokratike dhe ekonomike për një Kosovë më të mirë, zbatimin e reformave që përmirësojnë jetën e të gjithë njerëzve në Kosovë.

Telegrafi: A ka ndonjë projekt ose iniciativë specifike që mendoni se ka pasur një ndikim të veçantë në përmirësimin e jetës së qytetarëve kosovarë gjatë mandatit tuaj?

Ambasador Szunyog: Si ofruesi më i madh i ndihmave financiare në Kosovë, BE-ja ka ndihmuar në përmirësimin e jetës së qindra mijëra qytetarëve të Kosovës. Nga Pakoja e Mbështetjes së Energjisë, e cila ofron subvencione për ekonomitë familjare dhe bizneset e vogla dhe të mesme në Kosovë, ndihmon konsumatorët e cenueshëm të paguajnë faturat e tyre të energjisë dhe përmirëson efikasitetin energjetik të ndërtesave ekzistuese, deri në zbatimin e projekteve të rëndësishme të infrastrukturës të financuar nga BE-ja si Fakulteti i Matematikës dhe Shkencave Natyrore në Universitetin e Prishtinës, të cilin e vizitova para disa ditësh.

Ne ofrojmë gjithashtu mbështetje të gjerë në disa sektorë si sundimi i ligjit, energjia, infrastruktura, zhvillimi i sektorit privat, demokracia dhe qeverisja, arsimi, mjedisi, media dhe shoqëria civile.

Megjithatë, meqë më pyetët për një projekt të caktuar, dua të veçoj projektin EU4All, i cili promovon gjithëpërfshirjen duke siguruar akses në 19 ndërtesa publike për personat me aftësi të kufizuara ose lëvizshmëri të reduktuar.

Telegrafi: A ka ndonjë ligj të miratuar apo temë për të cilin keni pasur mospajtime të thella me Qeverinë e Kosovës?

Ambasador Szunyog: Po, ka pasur disa mospajtime. Gjithsesi, kam pasur gjithmonë rastin t’i diskutoj me Presidenten, Kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin dhe zyrtarë të tjerë, bashkëpunimin e të cilëve e kam vlerësuar gjatë gjithë mandatit tim. Në disa raste edhe BE-ja e ka bërë publike qëndrimin e saj, siç e kemi bërë së fundmi me Projektligjin për zyrtarët publikë, ligjet për Komisionin e Pavarur për Media dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës. Qëllimi ynë ishte i qartë: përmirësimi i këtyre ligjeve dhe sigurimi i përputhjes me standardet dhe praktikat më të mira evropiane. Kjo nuk ka ndodhur në rastin e Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, të cilat i janë adresuar Gjykatës Kushtetuese. Duke pasur parasysh se Kosova është një kandidat potencial për anëtarësim në BE, puna jonë është të ofrojmë rekomandime që synojnë avancimin e rrugës së Kosovës në BE. Ndërsa këto ligje janë kyçe për këtë, në fund të fundit, ligjet e drejta që përputhen me standardet evropiane dhe ndërkombëtare janë thelbësore për sundimin e ligjit, si dhe për mirëqenien dhe mbrojtjen e qytetarëve.

Telegrafi: Cilat janë rekomandimet tuaja për pasardhësin tuaj në këtë post dhe për institucionet e Kosovës?

Ambasador Szunyog: Para se të vija në Kosovë, perceptimi im ishte formësuar kryesisht nga mediat, të cilat nuk ishin plotësisht të sakta. Kur erdha këtu, u befasova pozitivisht nga njerëzit e saj dhe bukuria natyrore, veçanërisht nga rajonet e saj malore, të cilat janë një parajsë për adhuruesit e natyrës dhe alpinistët si unë. Populli i Kosovës është gjithashtu shumë mbështetës i integrimit në BE. Pra, këshilla ime për Aivo, që tashmë i kam dhënë, është të punojë me të gjithë, të njohë Kosovën dhe kosovarët dhe ta afrojë Kosovën edhe më afër BE-së.

Telegrafi: Cilat janë planet tuaja për të ardhmen pas përfundimit të mandatit në Kosovë?

Ambasador Szunyog: Planet e mia të menjëhershme janë të kthehem në shtëpi dhe të shijoj pak kohë pa u shqetësuar për afatet ose për të kontrolluar telefonin tim çdo pesë minuta. Unë kam një listë të gjatë librash që dua që mezi pres ti lexoj. Edhe pse kam udhëtuar mjaft shpesh në Çeki, mezi pres të takohem me familjen dhe miqtë.

Telegrafi: Për fund, çfarë do të ju mungojë më shumë nga Kosova pasi të largoheni?

Ambasador Szunyog: Sigurisht që do të më mungojnë shumë njerëz që i quaj miq dhe dyert e të cilëve ishin gjithmonë të hapura për mua. Do të më mungojë edhe Streha e Qenve në Prishtinë, Mentori dhe Sllavisha, punën e të cilëve e admiroj. Kjo është diçka që nuk e kam përmendur më parë, por më pëlqeu të vizitoja strehën dhe të shohë nga afër punën e mahnitshme që ata bëjnë për të përmirësuar jetën e këtyre kafshëve. Por duke qenë se kjo është intervista ime e fundit para se të largohem nga Kosova, dua të shfrytëzoj rastin dhe të falënderoj të gjithë bashkëpunëtoret tanë që kanë punuar krah për krah me mua dhe ekipin tim për katër vitet e fundit. Më e rëndësishmja, falënderoj popullin e Kosovës që më priti me dashamirësi dhe mikpritje. Shpresoj t’ua kthej mikpritjen.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika