“Bajram Munishi e Blerim Olloni më kanë rrahur shumë”

Naime Maçastena-Sherifi në “Debat Plus”

“Bajram Munishi dhe Blerim Olloni më kanë rrahë shumë.”

Ky është rrëfimi rrënqethës i ish-së burgosurës politike, Naime Maçastena-Sherifi në “Debat Plus”

Pas një rrëfimi të gjatë të përjetimeve të saj si 14-vjeçare në vitin 1981, Maçastena ka rrëfyer se tortura nuk i ishte ndalur, por kryesisht përmes mungesës së gjumit dhe marrja në pyetje natën.

“Nuk na linin të flinim, natën pjesa më e vështirë ishte marrja në pyetje natën, e gjatë ditës ishte e ndalume me fjetë, krejt kjo ka qenë me të lodhë.”

Maçastena tregon se udbashët, Bajram Munishi dhe Blerim Olloni ishin ata që e kishin rrahur fort.

“Bajram Munishi dhe Blerim Olloni më kanë rreh shumë, në burg të Mitrovicës, dhe në sigurim shtetnor të Mitrovicës, me sa e di unë, ky Bajrami ka qenë i Mitrovicës e Blerimi nuk e di, gjakovar duhet të jetë…,” rrëfej Maçastena.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika