Ademi: 108 plumba në drejtim të dy zyrtarëve mund të jetë frikësim, por edhe metodë për eliminim

Më 23 mars të vitit 2004, ndodhi incidenti në rrugën Prishtinë-Podujevë, ku të vrarë mbetën një polic i UNMIK-ut dhe një polic i shërbimit policor të Kosovës në atë kohë.

Profesori Mensut Ademi, në emisionin “Mendje Kriminale”, thotë se personat që ishin grup i organizuar pa marrë parasysh motivet, veprimi ka qenë i dëmshëm.

“Pa marrë parasysh që motivet e tyre kanë qenë stimulim politik apo patriotik, veprimi ka qenë i dëmshëm, qoftë për marrjen e jetave të njeriut apo dëmtimin e imazhit të republikës së Kosovës. Pakënaqësia e popullatës ose banorëve të Kosovës, dhe marim grupmoshat që i shohim në trazira që janë motive nga disa grupe janë 20-21-22 jo më shumë se 25-vjeçar, e nëse krahasojmë me vitin 1999, ata nuk kanë qenë më shumë se 16-17-vjeçar gjatë luftës, dhe mllefi tyre ndaj disa pjestarëve që në atë kohë kanë torturu.”

Ademi thotë se grupet e organizuara gjatë kohës së trazirave të marsit janë identifikuar nga hetuesia e UNMIK-ut.

“E këto grupe gjatë kohës së protestës apo trazirave janë identifiku nga grupet apo hetuesia e UNMIK-ut ku në atë kohë UNMIK-u e ka udhëheq shërbimin policor të Kosovës dhe kanë fillu identifikimin apo fazën e hetimit të atyne personave që kanë rreziku dhe dëmtu, dhe kanë qenë këta persona.”

Ai thotë se e thekson kohën që në vitin 2004, 5 vjet pas luftës, asnjë person nuk kishte paqe në mendje, por sipas tij, reagime më të ashpra.

“Metoda e tyre po e cek, jemi pas luftës, që në atë kohë secili banor në Kosovë nuk ka pasë në mendësi reagim paqësor, por reagim më i vrazhdë, për shkak se kanë dalë prej luftës dhe tash këta persona shohin si armik.”

Teksa shton se 108 plumbat e gjuajtur drejt dy policëve, “mund të jetë edhe frikësim, por edhe metodë për eliminim.”

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika