Për ekipin olimpik i cili përfaqësoi Kosovën në Lojërat Olimpike në Paris 2024, është organizuar një pritje shtetërore.
Pritja shtetërore pritet të fillojë nga ora 19:00 në sheshin “Xhorxh Bush”.
Organizimi është bërë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
“Kjo mbrëmje i dedikohet festimit të arritjeve të tyre të jashtëzakonshme, punës së palodhur dhe medaljeve historike që kanë sjellë në shtëpi. Sportistët tanë i kanë treguar botës fuqinë, vendosmërinë dhe talentin e Kosovës, duke na bërë të gjithëve krenarë. Bashkohuni me ne në sheshin ‘Xhorxh Bush’, t’i presim me krahë hapur, e të festojmë suksesin e tyre së bashku”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Kosova udhëtoi drejt Parisit me nëntë atletë në sporte si, xhudo, not, atletikë dhe boks.
Ekipi olimpik i Kosovës do të kthehet në atdhe me dy medalje olimpike nga nëntë të mundshme nga Lojërat Olimpik.
Distria Krasniqi fiton medaljen e argjendtë në Olimpiadën e Parisit 2024
Ndërsa, xhudistja Laura Fazliu e fitoi “medaljen e bronztë” në kategorinë deri 63 kilogramë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Kosova e shënoi debutimin në vitin 2016 në Olimpiadën e Rios në Brazil dhe prej atëherë i ka fituar pesë medalje olimpike, tri të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë, që të gjitha në xhudo.