Rusia raporton për të plagosur nga granatimet në Kursk

Pesë persona, përfshirë tre fëmijë, janë plagosur dhe disa ndërtesa banimi janë dëmtuar nga granatimet dhe sulmet me dronë të Ukrainës në rajonin e Kurskut në Rusi, ka thënë guvernatori Alexei Smirnov

Foto ilustrim

Nga granatimet e Ukrainës janë plagosur pesë persona, përfshirë tre fëmijë, në rajonin Kursk të Rusisë, tha guvernatori i këtij rajoni më 6 gusht.

Guvernatori Alexei Smirnov tha se sistemet e mbrojtjes ajrore ruse kanë rrëzuar të paktën 26 dronë që Ukraina lëshoi gjatë natës.

Disa ndërtesa banimi janë dëmtuar nga granatimet në rajonin e Kurskut, që gjendet në kufi e Ukrainën, tha Smirnov përmes një postimi në Telegram.

Në një postim tjetër, Smirnov tha se një ditë më herët Ukraina ka sulmuar me dronë dhe granata këtë rajon, që gjendet në kufi me Ukrainë, teksa pretendoi se Rusia ka shkatërruar 41 dronë.

Këto pretendime të tij nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Si Moska, ashtu edhe Kievi, rrallë pranojnë për dëmin real të shkaktuar nga sulmet që kryejnë, raporton Radio Evropa e Lirë.

Ukraina ende nuk ka reaguar për këtë sulm. Kievi shpesh thotë se sulmon caqet e ushtrisë ruse, infrastrukturën e energjisë, për të penguar luftën që Rusia nisi kundër saj në shkurt të vitit 2022.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika