Shtatë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve në Kosovë, 11 të arrestuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë ndodhur shtatë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit. Këto raste kanë ndodhur në Fushë-Kosovë, Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Deçan dhe Pejë. Sipas raportit ditor të PK-së, thuhet se bilanci i arrestimeve për ushtrim të dhunës në familje është gjithsej nëntë burra dhe dy gra, njëra shtetase e Shqipërisë

Foto ilustrim, ushtrim i dhunës

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë ndodhur shtatë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit. Këto raste kanë ndodhur në Fushë-Kosovë, Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Deçan dhe Pejë.

Sipas raportit ditor të PK-së, thuhet se bilanci i arrestimeve për ushtrim të dhunës në familje është gjithsej nëntë burra dhe dy gra, njëra shtetase e Shqipërisë.

Fillimisht, në Fushë-Kosovë janë raportuar dy raste të dhunës në familje, në rastin e parë janë arrestuar dy burra, pasi dyshohet se janë përleshur në mes vete. Rasti i dytë po ashtu ka të bëjë me arrestimin e një burri, pasi ka sulmuar fizikisht një burrë tjetër.

“Fushë Kosovë 05.08.2024-12:00. Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje dyshohet se janë përleshur në mes vete. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Fushë Kosovë 05.08.2024-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, vijon raporti ditor i PK-së.

Në njoftim bëhet e ditur se është arrestuar një burrë dhe një grua, shtetase e Shqipërisë pasi dyshohet të jenë përleshur në mes vete. Ngjarja ka ndodhur në Deçan.

Rasti vazhdon të jetë nën hetime.

“Deçan 05.08.2024-19:30. Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër shtetase e Shqipërisë pasi që të njëjtit dyshohet se janë përleshur në mes vete. Si pasojë e dyshuara ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt.”, vijon njoftimi.

“Prishtinë 04.08.2024-15:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

Në njoftimin ditor bëhet e ditur se janë arrestuar dy burra dhe një grua në Gjilan, pasi të njëjtit dyshohet të jenë përleshur fizikisht në mes vete. Sipas policisë, gruaja ka pranuar edhe tretman mjekësor.

  • Gjilan 04.08.2024-11:40. Janë arrestuar tre të dyshuar, dy meshkuj dhe një femër kosovare pasi që, pas një mosmarrëveshje dyshohet se janë përleshur fizikisht në mes vete dhe si pasojë një femër kosovare ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Në Ferizaj, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë, pasi ky i fundit dyshohet të ketë sulmuar fizikisht një grua. Dhe me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

  • “Ferizaj 05.08.2024-07:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa rasti në Pejë, Policia ka njoftuar se një grua ka raportuar se është duke u shqetësuar dhe ofenduar nga një burrë. Teksa njoftimi vijon se rasti është nën hetime.

  • “Pejë 05.08.2024-19:41. Viktima femër kosovare ka raportuar se është duke u shqetësuar dhe ofenduar nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika