Rohde: Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara rrezikojnë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se “veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara”, jo vetëm që janë në kundërshtim me marrëveshjet e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, por “më keq, rrezikojnë të lënë të bllokuar në postë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE”.

Rohde, përmes një postimi në rrjetin social X, i njohur më parë si Twitter, tha se “BE-ja lulëzon duke mbledhur rreth vetes të gjitha shtetet anëtare dhe komunitetet e tyre dhe ne na duhet qasje e njëjtë në nivel kombëtar”.

Rohde po ashtu shpërndau reagimin e zëdhënësit të bllokut evropian, Peter Stano, lidhur me mbylljen e disa degëve të Postës së Serbisë në veriun e Kosovës.

 

Aksioni policor për mbylljen e degëve të Postës së Serbisë u zhvillua më 5 gusht, kur u mbyllën nëntë objekte.

Në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq u mbyllën nga tri objekte, në Zveçan dy, dhe një në Zubin Potok.

Nga Policia e Kosovës thanë se aksioni u zhvillua pas informatës së pranuar nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) se në territorin e Kosovës po operojnë operatorë ekonomikë pa licensë dhe që nuk janë të regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK).

Bashkimi Evropian e kritikoi aksionin, duke thënë se ishte një veprim i njëanshëm dhe i pakoordinuar i autoriteteve të Kosovës.

Sipas BE-së, një veprim i tillë shkel dialogun për normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Blloku evropian rikujtoi që në kuadër të marrëveshjeve të arritura për telekomunikacionin, më 2013 dhe 2015, dy palët janë pajtuar që për shërbimet postale të diskutohet “në një fazë të mëvonshme”, dhe kështu, sipas BE-së, është kuptuar që kjo çështje mund të adresohet vetëm përmes dialogu.

Edhe Shtetet e Bashkuara thanë se janë “thellësisht të zhgënjyera” për mbylljen e degëve të Postës së Serbisë.

“Veprimet e pakoordinuara të Kosovës përballin shtetasit e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it me rrezik të madh, nxisin përshkallëzim të panevojshëm të tensioneve rajonale, dhe minojnë reputacionin e Kosovës si partnere e besueshme ndërkombëtare”, tha Ambasada amerikane në Prishtinë në një reagim të publikuar më 5 gusht.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika