Plagosja e gruas në Fushë-Kosovë, Haxhiu: E pafalshme neglizhenca e institucioneve të drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas plagosjes së një gruaje nga bashkëshorti i saj në Fushë-Kosovë, duke kritikuar sistemin e drejtësisë

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë.

Një grua është plagosur rëndë nga burri i saj mëngjesin e së martës në Fushë-Kosovë, dhe është duke vazhduar trajtimin në Qendrën Emergjente.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke shprehur shqetësimin për trajtimin e këtij rasti dhe neglizhencën e institucioneve të drejtësisë.

Ajo ka thënë se personi i dyshuar, i cili kishte qenë më parë në mbajtje, u lirua pavarësisht se ishte recidivist. Pas lirimit të tij, ai ka qëlluar me armë zjarri ndaj gruas së tij.

Ky rast është një shembull i rëndë i dështimit të sistemit të drejtësisë, ka theksuar Haxhiu, duke kritikuar vendimet e marra nga gjyqtari dhe prokurori i rastit.

“Edhe ky rast është dëshmia më e tmerrshme e neglizhencës së institucioneve të drejtësisë, në këtë rast gjyqtarit dhe sipas informacioneve që kemi me vendimin e së cilit është pajtuar edhe prokurori. Gjithnjë po kërkohet një arsye që dhunuesi mos të përballet me pasojat. Këtë rast gjendja shëndetësore e tij. Kjo neglizhencë, këto vendime të gabuara e të nxituara po i stimulojnë rastet jo vetëm të dhunës, por edhe vrasjeve. Në vazhdimësi kemi theksuar se rastet e tilla të dhunës ekstreme po dalin të jenë recidivistët dhe tashmë të denoncuar apo arrestuar për dhunë më herët”, ka shkruar Haxhiu.

Ministrja Haxhiu ka bërë thirrje që çdo qytetar të ndihet i fuqishëm kur denoncon dhunën, duke theksuar se institucionet duhet të sigurojnë drejtësi dhe të mos lejojnë që dhuna të përshkallëzohet.

“Kësisoj, është e pafalshme neglizhenca dhe mosdënimi adekuat i këtyre rasteve, që jo vetëm nuk po e parandalojnë më të keqen, por po shndërrohen në stimulues të dhunës e vrasjeve. Secila grua, secili qytetar duhet të ndihet i fuqishëm kur denoncon dhunën në shtet. Aty është adresa ku përfundon dhuna dhe nis drejtësia dhe jo vatra e përshkallëzimit të dhunës”, ka shkruar ajo në Facebook.

Një grua plagoset me armë zjarri në Fushë-Kosovë

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika