Vokrri iu përgjigjet kritikave të ndërkombëtarëve: Ne po shtrijmë sovranitet në veri, po e kompletojmë shtetësinë

Zëvendësministri i MAPL-së, Arbër Vokrri, ka reaguar ndaj kritikave ndërkombëtare për veprimet e Qeverisë së Kosovës në veri, duke theksuar se këto veprime synojnë shtrirjen e sovranitetit dhe ligjshmërisë.

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Arbër Vokrri, ka reaguar ndaj kritikave të fundit të ndërkombëtarëve për veprimet e Qeverisë në veri të vendit. Këto veprime përfshijnë hapjen e urës së Ibrit dhe mbylljen e nëntë objekteve të Postës së Serbisë në veri, zona të banuara kryesisht nga serbët.

Në “FIVE” të Dukagjinit, Vokrri theksoi se veprimet në veri po bëhen për të shtrirë sovranitetin dhe ligjshmërinë në të gjithë territorin e Kosovës dhe se reagimet nga miqtë ndërkombëtarë janë shpesh të papritura dhe të paqarta.

“Ta keni parasysh një gjë: Shpesh ndodh në marrëdhëniet ndërkombëtare që Republika e Kosovës të shantazhohet me argumentin ose faktin se ende nuk e ka kompletuar shtetësinë e vet. Që në situatë konkrete nënkuptonte, mungesën e sovranitetit në të gjithë territorin, mungesën  kontrolli të kufijve, praninë e institucioneve paralele të shtetit fqinj e ende armik. Dhe si një shtet i tillë i brishtë i pakompletuar, i nënshtrohet shantazhit dhe nuk mirret seriozit. Dhe mandej kishte dhe ka pasur dhe vazhdon të ketë pasoja.

Tash në anën tjetër kur bëhen përpjekje që të kompletohet shtetësia, të shtrihet ligji në çdo cep të vendit, që t’u lehtësohet të gjithë qytetarëve integrimi në jetën shtetërore e institucionale, tani vijnë pra kështu reagime nga miqtë ndërkombëtarë. Neve shpesh në qeveri apo në politikëbërje na bren pyetja pse. Pse nuk e thonë e haptas se ku është halli”, ka thënë Vokrri në “FIVE” të Dukagjinit.

Vokrri theksoi se ndërkombëtarët duhet të jenë të qartë në lidhje me kritikat e tyre dhe se fati i popullit të Kosovës nuk mund të mbetet peng i disponimit të të diplomatëve.

“Unë e them prapë dhe këtë e them prapë, ne jemi të interesuar të bashkëpunojmë me gjithë këta faktorë (ShBA-të, Gjermaninë e Britaninë e Madhe) dhe të koordinimi me ta. Por, nuk mund të mbetet fati i popullit tonë, i shtetit tonë peng i disponimit të diplomatëve, që ndryshon ai disponim”, ka shtuar Vokrri.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika