Në një intervistë në emisionin “Debat Plus,” ish i burgosuri Basri Musmurati ka zbuluar emrat e disa shqiptarëve që ishin pjesë e Drejtorisë/Agjencisë së Sigurimit Shtetëror, e njohur si UDB.
Musmurati ka përmendur Selim Broshën, Tefik Mehmetin, Bafti Jakupin, Bashkim Kursanin, Sinan Sahitin, Daut Morinën dhe Asllan Sllamnikun si individë që e kanë torturuar gjatë periudhës së tij të burgosjes.
- Bafti Jakupi “ishte i besuari” i UBD-së për ta shkatërruar irridentën shqiptare, thotë Musmurati
- “Mjaft më, e mbyte njeriun”, ish i burgosuri politik tregon për cinizmin e serbëve e mburrjen e shqiptarëve teksa e torturonin
Sipas Musmuratit, këta individë e torturuan në mënyra të ndryshme, qoftë fizikisht apo psikologjikisht, nga 2 korriku i vitit 1981 deri në nëntor të po atij viti.