Plagosja e gruas nga burri në Fushë-Kosovë, arrestohet edhe një person

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar edhe një person lidhur me plagosjen e gruas nga burri në Fushë Kosovë, i cili dyshohet se ka marrë armën e cila është përdorur për ta larguar nga vendi i ngjarjes. Poashtu bëhet e ditur se është sekuestruar pistoleta me tre fishekë dhe tri gëzhoja të plumbit

Vendi ku dyshohet se ka ndodhur plagosja e një gruaje në Fushë-Kosovë, 6 gusht 2024.

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar edhe një person i dytë lidhur me plagosjen e gruas nga burri në Fushë-Kosovë, i cili dyshohet se ka marrë armën e cila është përdorur për ta larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia njoftoi se ka sekuestruar pistoletën me tre fishekë dhe tri gëzoja në vendin e ngjarjes

Në njoftim të PK-së thuhet se viktima është dërguar në QKUK për trajtim dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë, njëri nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës kosovare, ndërsa i dyshuar tjetër pas dyshimeve se ka marrë armën e cila është përdorur, për ta larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Pistoleta me tre fishekë dhe tri gëzhoja janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Plagosja e gruas nga burri në Fushë Kosovë, Prokuroria: Gjykata refuzoi masën e arrestit shtëpiak ndaj të dyshuarit

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka sqaruar se i arrestuari për plagosjen e gruas në Fushë-Kosovë, dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, atë të “mbajtjes në pronësi , kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “mospërfillje të gjykatës”.

Ndaj të njëjtit është lëshuar aktvendim mbi ndalim.

Sipas prokurorisë, i dyshuari katër ditë më parë, pra më 2 gusht, ishte ndaluar për shkak se dyshohej se kishte kryer veprën penale “dhunë në familje”.

Dy ditë më pas, Prokurori i Shtetit, sipas njoftimit, kishte ngritur aktakuzë ndaj tij dhe kishte kërkuar që t’i caktohej masa e paraburgimit.

“Po ashtu, më datë 04.08.2024, në Gjykatën Themelore në Prishtinë – dega në Fushë-Kosovës, është mbajtur shqyrtimi fillestar në këtë çështje penale, ku Prokurori i Shtetit gjatë kësaj seance, duke marrë parasysh gjendjen shëndetësore të të pandehurit, si dhe faktin se i pandehuri ka edhe një adresë tjetër të vendbanimit, ka propozuar masën e arrestit shtëpiak”, thuhet në njoftim.

Prokuroria tha po ashtu se Gjykata kishte refuzuar kërkesën për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, “ashtu që ndaj të pandehurit I.A, është caktuar masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar”.

“Gjykata ka refuzuar propozimin e Prokurorit të Shtetit për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ashtu që ndaj të pandehurit I.A, është caktuar masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar. Ndërkaq, sot, më datë 06.08.2024, i pandehuri I.A, është arrestuar në fshatin Bresje, në Fushë Kosovë, me dyshimin për kryerjen e veprave penale ‘’Vrasje e rëndë në tentativë’’  ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Mospërfillja e gjykatës’’. Në vendin e ngjarjes ka dal Prokurori i Shtetit, me qëllim të sigurimit të provave materiale, si dhe, ka vizituar të dëmtuarën e rastit, e cila është në trajtim në SHSKUK në Prishtinë, ndërsa ndaj të pandehurit IA, ka lëshuar Aktvendim mbi ndalim. Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, janë duke punuar intensivisht me qëllim të ndriçimit të rrethanave të cilat i kanë paraprirë kryerjes së këtyre veprave penale”, thuhet tutje në njoftim.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika