Ka përfunduar e qetë protesta e qytetarëve serbë, e cila u mbajt në sheshin “Car Llazar”, në afërsi të urës së Ibrit në Mitrovicë të Veriut.
Protesta u mbajt nga pjesëtarë të komunitetit serb, të cilët kundërshtuan hapjen e urës për trafik.
“Sot, rreth orës 11:00, në afërsi të urës së Ibrit në Mitrovicë Veri ka filluar të mbahet protesta e paralajmëruar e disa qytetarëve të nacionalitetit serb, për të shprehur pakënaqësitë e tyre,” thuhet në njoftimin e policisë.
Policia e Kosovës njoftonse është kujdesur për mbarëvajtjen e protestës, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe ofrimin e sigurisë për protestuesit para, gjatë dhe deri në përfundim të protestës.
Po ashtu, kjo protestë siç njofton policia ka përfunduar e qetë dhe protestuesit janë shpërndarë.
“Rreth orës 12:00, protesta ka përfunduar e qetë dhe protestuesit janë shpërndarë, përderisa njësitet policore kanë vazhduar me detyrat e rregullta policore.”