Nait Hasani, ish i burgosur politik, ka thënë se takimi i parë pas lirimit nga burgu me UDB-ashët që e kanë keqtrajtuar dhe torturuar, ka qenë me Hasan Rrustemin në vitin 1990 në një dasmë me Rahovec.
“Nuk kemi folur. Kur e pashë për herë të parë mu kujtua gjakderdhja, kam pshurrur gjak. Mu ngroh trupi dhe i ndjeva gjitha dhimbjen përsëri. Mu dok sikur prapë po pshurri gjak”, vijoi Hasani.
Ish i burgosuri politik në “Debat Plus” në Televizionin Dukagjini tha se Hasan Rrustemit nuk i ka brejtur ndërgjegjja në asnjë moment për veprimet që i ka bërë ndaj të burgosurve politikë.
Hasani ka thënë se UDB-ashi, Hasan Rrustemi, por edhe të tjerët, nuk kanë deklaruar asnjëherë të paktën të kishte një arsyetim ose një kërkim falje për shfajësimin e ndërgjegjes së tyre, si dhe do të ishte lehtësim edhe për ta. Por kjo nuk ka ndodhur kurrë.
“Madje në takimin e parë, Hasan Rrustemi mbante ‘ders’ në odë ,ndërsa neve na shihnin sikur të ‘kuq’”.
“Hasan Rrustemi ka qenë pjesëtar i Shërbimit i Sigurimit të Shtetit i njohur si UDB dhe ishte nga fshati Drenoc i Suharekës”.
“Ai këqyrke indiferentë pa asnjë ngarkesë, sikurse ska ndodhur asgjë. Asnjë. Si ka brejtë ndërgjegjja asnjëherë për veprimet që i kanë bërë. Të paktën me thane: o njerëz na falni, kena besu, kena menduar, jena rritu ose jena shkolluar në këtë formë. Kena bërë këto tortura për shkak sistemit. Të paktën një arsyetim dhe një kërkim falje, që kishte me qenë shfajësim i ndërgjegjes së tyre dhe lehtësim për neve”, vijoi Hasani.
Nait Hasani kujton edhe një takim tjetër me njërin nga UDB-ashët, Zijadin Ramadani, por që këtë e quan “njeri”, pasi ka ndihmuar në forma të ndryshme dhe ishte më pak i dhunshëm krahasuar me Vesel Krasniqin, Daut Morinë, Emin Ukën a Xhemail Shasivarin. Këta të fundit ishin “bisha” për tortura.
Ziadin Ramadani, i cili ishte pjesë e UDB-së, ka qenë njeriu i cili është sjellë më mirë krahasim me të tjerët. Madje, ai ka ndihmuar edhe Lëvizjes Demokratike në Prizren, duke shkëmbyer informacione të tilla sikurse “pritne, se munden me ardhë”.
“Me bisedu drejtpërdrejt, njërin e kam pasur i cili u sjell më mirë krahasim me të tjerët. Ka qenë Ziadin Ramadani, punëtor i UDB-së. Në raport me mua dhe me të tjerë, mbrapa në procesin politik I ka ndihmuar mjaft. Le të jetë në ndërgjegjen e tij. Me të jam takuar me 12 shkurt të 2007-s në Opojë. Pas protestave dhe demostratave që ishin në Prishtinë nga Lëvizja Vetëvendosje, kemi debatuar dhe biseduar në Odë. Prezent kanë qenë edhe të tjerë. Ka qenë i hapur për sjelljet e tij. E krahasoi atë si një njeri dhe Vesel Krasniqin, Veziri, Eminin, Dautin, Xhemailin si bisha”, tha Hasani.
“Ziadin Ramadani i ka shërbyer Lëvizjes Demokratike në Prizren nga UDB-ja. I ka ndihmuar dhe i ka thënë se: prite se munden me të ardhë në vitin 1990. Ka pasur shumë spiunazh që i kanë dërguar letrat, për filanin, fistekun po i bjen letrat”, vijoi Hasani.