Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar me thikë në Zllakuqan të Lipjanit. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka deklaruar se po ashtu lidhur me ngjarjen janë arrestuar edhe dy persona si të dyshuar.
Ahmeti theksoi se bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se pas një mosmarrëveshjeje mes disa personave ka rezultuar me plagosjen e rëndë të dy personave, dyshohet me mjet të mprehtë thikë.
“Rreth orës 13:00, policia ka marrë informatën për një vrasje që ka ndodhë në fshatin Zllakuqan të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka vijuar Ahmeti.
Ahmeti tha se personi i vdekur është rreth moshës 57-vjeçar dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Magure të Lipjanit.
“Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me plagosjen e rëndë të dy personave, dyshohet me mjet të mprehtë thikë. Njëri nga personat e lënduar ka vdekur, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për tretman mjekësor. Vdekjen e viktimës mashkull, rreth 57 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF në Magure. Aktualisht, hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për për ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që dy persona të dyshuar janë arrestuar”, vijon njoftimi.