Rusia thotë se forcat ukrainase janë futur përsëri në rajonin e saj, Kursk

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, akuzoi Kievin për sulme me raketa në ndërtesat civile në rajonin Kursk, ndërsa bllogerët prorusë raportuan për pushtime të disa fshatrave ruse nga forcat ukrainase, akuzë që mbetet e paverifikuar

Një pamje tregon një shtëpi të dëmtuar pas asaj që autoritetet lokale e quajtën një sulm ushtarak ukrainas, në rrjedhën e konfliktit Rusi-Ukrainë në qytetin Sudzha në Rajonin e Kurskut, Rusi,6 gusht 2024 – Reuters.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e akuzoi të mërkurën Kievin se i sulmoi me raketa ndërtesat civile dhe të banimit në rajonin kufitar rus, Kursk, pas raportimeve nga bllogerët rusë pro luftës se një numër fshatrash ruse janë pushtuar nga forcat ukrainase.

Duke folur gjatë një takimi qeveritar më 7 gusht, Putini e quajti operacionin ushtarak “provokim i madh”.

Më herët gjatë ditës, ushtrues i detyrës së guvernatorit të rajonit Kursk, Aleksei Smirnov, tha se dy njerëz u vranë nga një sulm ukrainas me dronë në afërsi të qytezës Sudzha, një ditë pasi Moska e akuzoi Ukrainën se me qindra ushtarë i sulmoi pozicionet ruse në rajonin kufitar.

“Regjimi i Kievit e ka bërë një provokim tjetër në shkallë të gjerë dhe i ka granatuar pa dallim ndërtesat civile, shtëpitë e banimit dhe ambulancat me armë të ndryshme”, tha Putin.

Pretendimi i Putinit ishte e pamundur të verifikohej.

Smirnov tha në Telegram se një dron ukrainas goditi një ambulancë në lëvizje, duke i vrarë dy njerëz në Sudzha, qytezën që ndodhet vetëm 10 kilometra larg kufirit me Ukrainën.

Kievi nuk e ka komentuar pretendimin e Smirnovit, i cili nuk ishte e mundur të verifikohej në mënyrë të pavarur.

Një ditë më parë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se 300 trupa të mbështetur nga 11 tanke dhe më shumë se 20 autoblinda e kaluan kufirin dhe u futën në rajonin Kursk, duke i sulmuar pozicionet ruse në afërsi të vendbanimeve Nikolayevo-Karino dhe Oleshnya.

Ukraina nuk e ka komentuar këtë pretendim. Moska tha se forcat e saj e zmbrapsën këtë ofensivë duke përdorur zjarr artilerie, avionë luftarakë dhe dronë, dhe se forcat ukrainase u tërhoqën pasi pësuan humbje.

Megjithatë, më 7 gusht, bllogerët prorusë raportuan se forcat ukrainase i pushtuan Nikolayevo-Darinon dhe Sverdlikovon, në rrethinën Sudzha.

Ata thanë se trupat ukrainase u futën në Sudzha një ditë më parë dhe po përpiqen t’i marrin në kontroll fshatrat Goncharovka and Oleshna.

Kievi nuk i ka komentuar ende këto raportime, të cilat nuk ishte e mundur të verifikoheshin në mënyrë të pavarur, raporton Radio Evropa e Lirë.

Ndërkohë, Ukraina raportoi se kundërajrorët e saj i rrëzuan të gjithë 30 dronët që i lëshoi Rusia në drejtim të shtatë rajoneve të saj.

Të gjithë dronët rusë “u rrëzuan mbi Kiev, Hmelnitski, Vinitsia, Mikolaiv, Herson, Harkiv dhe Çerkas”, tha komandanti i Forcave Ajrore, gjenerali Mykola Oleschuk.

Në Kiev, dhjetëra shtëpi banimi dhe objekte bujqesore u dëmtuan nga rënia e dronëve të rrëzuar, tha shefi i administratës ushtarake të rajonit të Kievit, Ruslan Kravchenko, më 7 gusht, duke shtuar se sulmi mbi kryeqytet zgjati më gjatë se tetë orë.

Shija e redaktorit

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Novosellës: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë, të cilët i...

Ish i burgosuri politik Selatin Novosella në fjalën e tij në Konferencën shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Bija ka...

Jahjaga: Boja ishte meritor për farkëtimin e idesë së Kosovës...

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ish ambasadori Rexhep Boja ishte udhëheqës i suksesshëm dhe themelues i raporteve ndërshtetërore mes Kosovës...

Të fundit nga rubrika