Lista Serbe në krye, serbët protestojnë kundër hapjes së Urës së Ibrit

Në Mitrovicën e Veriut, pranë urës kryesore mbi lumin Ibër, është protestuar nga pjesëtarë të komunitetit serb të cilët po kundërshtojnë hapjen e saj për trafik. Kjo urë ndan Mitrovicën e Jugut me shumicë shqiptare dhe Mitrovicën e Veriut me shumicë serbe. Serbët janë mbledhur në anën veriore të Urës së Ibrit të mërkurën, për siç kanë thënë, “gjendjen e keqe në të cilën po jetojnë”

Ideja e dhënë nga Qeveria për t’u hapur Ura e Ibrit për qarkullim mblodhi gjithë këta qytetarë të komunitetit serb në Mitrovicën Veriore.

Ata thirrën këtë protestë dhe kishin ardhur me mesazhe të qarta.

“Nëse Kurti e hap urën, KFOR dhe QUINT do të jenë përgjegjës për gjithçka”, shkruante në disa nga pankartat që i kishin marr me vete.

Prijës të kësaj proteste, si zakonisht ishin udhëheqës e zyrtarë të Listës Serbe.

Të përcjell me brohoritje e përkrahje dikush edhe iu drejtua masës të mbledhur paraditen e së mërkurës.

Ish-gjyqtari nga Mitrovica e Veriut, Nikolla Kabashiq, tha se ura e Ibrit nuk duhet të hapet dhe ata nuk po protestojnë kundër popullit shqiptar, por kundër Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti.

Kabashiq: Ne nuk jemi për hapjen e urës

“Ne nuk jemi për hapjen e urës, kur mund të hapet ura dhe për të dihet se duhet të diskutohet në Bruksel. Të gjitha ambasadat ndërkombëtare e kanë dënuar këtë veprim. Mjerimi është problemi ynë kolektiv. Ne jemi të sulmuar si popull, ne jemi nën agresion që të largohemi nga Kosova. Ne këtu nuk ndihemi të sigurt”, ka thënë Nikolla Kabashiq – Ish-gjyqtar në Mitrovicën Veriore.

Aty foli edhe drejtori i Postës së Serbisë në Kosovë i cili poashtu kritikoi Qeverinë për mbylljen e nëntë pikave të tyre në veri dhe tha se ai veprim vështirëson jetë e komunitetit serb në Kosovë.

Protestën nuk e ka injoruar Qeveria e Kosovës.

Kryeministri, Albin Kurti ndërmjet postimi në facebook tha se falënderon institucionet që garantuan mbarëvajtjen e qetë të saj, dhe ftoi qytetarët në një takim të enjten.

“Komuna e Mitrovicës së Veriut nesër prej orës 11:00, në hapësirat e Kuvendit Komunal, organizon takim dhe bashkëbisedim me qytetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të mediave lokale me temën “Bashkëpunimi ndëretnik, këshillim komunal për siguri në bashkësi, bashkëpunimi në mes të institucioneve dhe shoqërisë civile. I ftoj bashkëqytetarët tanë të komunitetit serb që të marrin pjesë në këtë diskutim të përbashkët në të cilin do të mund të njoftohen mbi përfitimet nga hapja e urës dhe të shprehin shqetësimet e tyre”, ka thënë Albin Kurti – Kryeministër i Kosovës.

Protestën e ka përcjell Policia e Kosovës nga afër dhe pas përfundimit të saj ata thanë se protesta ka përfunduar e qetë dhe protestuesit janë shpërndarë, përderisa njësitet policore kanë vazhduar me detyrat e rregullta policore.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika