Një 57 vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të marra me thikë, nga bashkëfshatarë të tij në Zllakuqan të Lipjanit gjatë të mërkurës së 7 gushtit. Vrasjes dyshohet se i parapriu një mosmarrëveshje në mes të fëmijëve që nisi në TikTok. Dy të dyshuar për këtë rast tashmë janë arrestuar.
Avokati, Xhevdet Smakiqi, në “Rreth e Rrotull” në Televizionin Dukagjini tha se rrjetet sociale si Tiktok, Instagram dhe Youtube të ndalen për të miturit nga Qeveria dhe institucionet e tjera kompentente.
Smakiqi deklaroi se kjo ndalesë duhet të jetë e plotfuqishme dhe nuk do të rrjedhin veprat e tilla penale.
“Krimi evulon motivet dhe rrethanat që shfaqen në kohë të caktuar. Përpara nuk ka pasur rrjete sociale, por krimi ka qenë evident. Me modernizimin e teknologjisë dhe rrjeteve sociale, Tik toku për fatin e keq të Kosovës është shndërruar në një strehë të atyre që kanë sjellje devijante dhe lehtësisht kalojnë nga komunikimi normal në ofendime, sharje. Tek të cilët i kemi parë tek këngëtarët, repera, madje edhe rasti në Podujevë. TikToku po i shërben rinisë për të shprehur mllefin dhe për të demonstruar degjenerimin. I cili është dashur që shteti dhe Prokuroria të e bëjë një listë të veprave penale që kanë rrjedhur nga rrjetet sociale dhe të sygjerojë autoriteteve ekzekutive, rregullatori për komunikime elektronike apo Qeveria e Kosovës. D.m.th Tiktok të ndalet edhe Instagrami e Youtube të mos kenë të çasje të miturit. Nga tiktoki dhe rrjetet sociale të mos rrjedhin veprat penale”, deklaroi Smakiqi.