Rusia pretendon se e ka zmbrapsur inkursionin ukrainas në Kursk

Në një komunikatë më 8 gusht, Ministria tha se njësitet kufitare dhe njësiti Veriu të Rusisë i parandaluan përpjekjet e forcave ukrainase për t’u futur në këto qarqe.

Një fotografi e publikuar më 6 gusht nga guvernatori i rajonit të Kurskut, në Rusi, shfaq dëmet në qytetin Sudzha (Foto: AP)

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendon se forcat e saj e kanë zmbrapsur një inkursion të ushtrisë ukrainase në qarqet Sudzha dhe Korenevo, në rajonin e Kurskut, i cili ndodhet në kufi me Ukrainën.

Në një komunikatë më 8 gusht, Ministria tha se njësitet kufitare dhe njësiti Veriu të Rusisë i parandaluan përpjekjet e forcave ukrainase për t’u futur në këto qarqe.

Më herët, Ministria ruse pretendoi se ka rrëzuar gjashtë dronë dhe pesë raketa mbi rajonin e Kurskut dhe 14 dronë mbi rajonin e Belgorodit.

Guvernatori rajonal i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, tha se një burrë u vra nga granatimet ukrainase në Shebekino, ndërsa një person tjetër u plagos.

Ndërkohë, në rajonin lindor Donjeck të Ukrainës, dy civilë u vranë më 8 gusht nga granatimet ruse në Kostiantinivka, tha guvernatori rajonal Vadym Filashkin.

Guvernatori në detyrë i rajonit të Kurskut, Aleksei Smirnov, më 7 gusht shpalli gjendje të jashtëzakonshme, teksa ofensiva tokësore ukrainase po vazhdon dhe Rusia tha se kjo ofensivë po mbështetet nga tanket, autoblindat dhe artileria.

Dmitry Medvedev, ish-presidenti i cili tash është zëvendësshef i Këshillit të Sigurisë të Rusisë, bëri thirrje që trupat ruse të avancojnë më thellë në territorin e Ukrainës.

Duke komentuar për inkursionin ukrainas në rajonin e Kurskut, Medvedev tha se Moska duhet të synojë përtej sigurimit të territoreve që Rusia pretendon se janë të sajat dhe bëri thirrje për avancim të mëtejmë në rajonet ukrainase të Odesës, Harkivit, Dnipros, Mikolajivit dhe Kievit.

Presidenti rus, Vladimir Putin, më herët ka akuzuar Kievin se ka gjuajtur raketa ndaj civilëve dhe caqeve të banuara në rajon, ndërkaq blogerët rusë proluftës thanë se një numër i fshatrave janë marrë nën kontroll nga forcat ukrainase, teksa ato po avancojnë në territorin rus.

Më 7 gusht, Putin tha se ky operacion ushtarak “është një tjetër provokim i madh”.

Zyrtarët ukrainas nuk kanë komentuar për inkursionin e raportuar në Kursk, por presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi më 7 gusht se është e rëndësishme të vazhdohet shkatërrimi i armikut “po aq saktë sa dinë ushtarët tanë dhe po aq në mënyrë efektive sa jep rezultat”.

Sa më shumë presion ndaj Rusisë, aq më afër do të jetë paqja, tha ai.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i tha Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë se megjithëse blloku nuk komenton operacionet në fushëbetejë, ai beson se “Ukraina ka të drejtë ligjore për të mbrojtur veten, duke përfshirë goditjen e agresorit në territorin e tij”.

Ndërkaq, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, John Kirby, tha se Shtëpia e Bardhë ka kontaktuar me Ukrainën “për të kuptuar më mirë” situatën në rajonin e Kurskut.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, konfirmoi se politika e Uashingtonit për përdorimin e armëve amerikane nga Ukraina, përtej kufirit apo kundër ndërtesave ushtarake ruse, nuk ka ndryshuar./Radio Evropa e Lirë 

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika