Nesho: Kosova s’është projekt amerikan, por projekt i shqiptarëve

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, ka theksuar se Kosova është një projekt i drejtësisë së popullit shqiptar dhe se veprimet e saj për mbrojtjen e sovranitetit janë legjitime, duke kritikuar lëshimet e Perëndimit ndaj Vuçiqit dhe rolin destabilizues të Serbisë në Ballkan

Agim Nesho, ish-ambasador në OKB.

“Kosova është një shtet dhe qëndron në mbrojtje të sovranitetit të saj, dhe kjo është e drejta e saj. Kam dëgjuar edhe diskutime se jo Kosova është projekt amerikan, jo i perëndimit, jo por Kosova është projekt i shqiptarëve, i drejtësisë së një populli që ka rikthyer vetë të drejtën që i takon”.

Kështu ka deklaruar në emisionin FIVE, ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, duke theksuar se veprimi i Qeverisë për mundësinë e hapjes së Urës së Ibrit është legjitim.

“Duhet të marrin vesh se Kosova nuk është se çfarë thonë ata do të bëjnë, në një mënyrë vjen ndonjë njeri në Perëndim a dini çfarë jepjani veriun dhe të jemi rahat. Veprimi i Qeverisë është legjitim, sigurisht duhet të marri parasysh këshillat e partnerëve, në këtë kuptim duhet të ecin paralelisht”, ka thënë tutje ai.

Sipas tij, nuk mund të lejohet presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, me ambiciet e tij nacionaliste ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu, ai mes tjerash ka theksuar se perëndimit i duhet një forcë demokratike si Kosova.

Lidhur me sulmin terrorist në Banjskë, Nesho ka thënë se bashkësia ndërkombëtare ka bërë lëshime dhe Vuçiq nuk ka marrë ende përgjigjen e merituar.

“Kosova nuk mund të qëndrojë e vetme, i përket Perëndimit, është një nga demokracitë më vibrante më e mira që ka Ballkani, sepse si regjimi në Tiranë, ashtu edhe Vuçiqi në Serbi nga regjime autokratike. Pra, Perëndimit i duhet një forcë demokratike si Kosova. Por Kosova ka edhe diçka tjetër të cilën ne duhet ta justifikojmë, edhe Perëndimi. Ka bërë shumë lëshime Perëndimi kur ka justifikuar veprimtarinë e Vuçiqit në sulmin terrorist të sponsorizuar nga Qeveria e Beogradit që është bërë në Banjskë, nuk mori përgjigjen e merituar Vuçiqit, po mbahet akoma si partner, për interesa diplomatike, për interesa ekonomike”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika