Presidenca: Në asnjë shtet të botës s’ia marrin telefonin kreut të shtetit për skanim

Presidenca e Kosovës ka akuzuar Maqedoninë e Veriut për shkelje të rregullave ndërkombëtare, duke theksuar se asnjë shtet tjetër në botë nuk kërkon skanimin e telefonit të kreut të shtetit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Më 1 gusht, presidentes Vjosa Osmani është tentuar t’i merret telefoni personal nga një pjesëtar i sigurimit në Aeroportin e Shkupit (TAV), një veprim që sipas Presidencës së Kosovës nuk ndodh në asnjë vend të botës.

Në një deklaratë për media, Presidenca e Kosovës ka thënë ky ishte një rast i paprecedentë dhe shkelje e rregullave ndërkombëtare.

“Në asnjë shtet të botës nuk i kërkohet kreut të shtetit që të dorëzojë telefonin për skanim”, u shprehën përfaqësuesit e Presidencës.

“Ne shtete të tjera nuk kontrollohet as bagazhi personal e as çanta personale e kreut të shtetit e lëre më telefoni personal. Si Presidencë, kemi përvojë të mjaftueshme edhe me udhëtime të tjera, nuk kemi nevojë ta provojmë, ngase askund, asnjëherë as çanta personale, as valixhja (bagazhi personal) e as telefoni i kreut të shtetit nuk i janë nënshtruar kontrollit”, thuhet nga ana e Presidencës.

Për më tepër, Presidenca ka theksuar se Maqedonia e Veriut është i vetmi vend që ka refuzuar të zbatojë të drejtën ndërkombëtare dhe konventat që i aplikohen kreut të shtetit.

“Siç kemi deklaruar disa herë, presidentja e ka vendosur në kontroll çantën e saj dhe ajo e ka kaluar skanerin. Çdo deklaratë tjetër është propagandë për qëllime politike. Nuk ka asgjë profesionale në sjelljen e sigurimit  që i del përpara kreut të një shteti  dhe ia bllokon lëvizjen, pasi ta ketë vendosur edhe çantën në skaner. RMV ka shkelur rregullat ndërkombëtare që aplikohen çdokund në botë duke kërkuar skanimin e telefonit të Presidentes së një shteti tjetër, gjë që do të paraqiste potencial për cenim të sigurisë kombëtare”, thuhet tutje në deklarimin e Presidencës.

Në reagimin e saj, Presidenca ka potencuar se për shkak të këtyre ngjarjeve, presidentja Vjosa Osmani ndryshoi itinerarin e udhëtimit dhe nuk u kthye në Kosovë përmes Aeroportit të Shkupit.

“Ekipi i saj i sigurisë ka vlerësuar se pas propagandës marramendëse nuk ekzistojnë as kushtet bazike të sigurisë për një gjë të tillë”, thuhet tuje nga ana e Presidencës.

Ndryshe, këtë të premte, Agjencia e Aviacionit Civil (AAC), pas incidentit me presidenten Osmani, ka theksuar se shërbimet e aeroportit kanë respektuar standardet ndërkombëtare të sigurisë dhe kanë vepruar në përputhje me rregullat e përcaktuara.

AAC për incidentin ndaj Osmanit: Shërbimet e aeroportit respektuan rregullat

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika