Maqedonia e V. vendos që të mos ekstradojë ish-ushtarin e UÇK-së, Blerim Ramadani

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka njoftuar se Gjykata Themelore në Shkup ka marrë vendim për mosekstradimin e Blerim Ramadanit, ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se Paneli i Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka marrë vendim për mosekstradimin e shtetasit tonë, z. Blerim Ramadani”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

MPJD ka njoftuar se Ramadani do të vazhdojë të qëndrojë në arrest shtëpiak në Shkup deri në verdiktin final të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Rikujtojmë se më 17 korrik 2024, në pikëkalimin kufitar Jazhincë/Glloboqicë, është ndaluar shtetasi ynë, z. Blerim Ramadani, ish-pjesëtar i UÇK-së, në bazë të një fletëarresti të Serbisë të lëshuar rishtazi nga INTERPOL. Z. Ramadani do të vazhdojë qëndrimin në arrest shtëpiak në Shkup deri në verdiktin final (ex officio) të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet tutje në njoftim.

Ndryshe, Blerim Ramadani në bazë fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar në Interpol nga Serbia u arrestua më 17 korrik në vendkalimin kufitar të Jazhincës.

Përmbajtja e fletarrestit bazohet në dyshimet e Serbisë se Ramadani në cilësinë e ish-ushtarit të UÇK-së ka kryer krime lufte në rajonin e Nerodimes.

Më 1 gusht, Ramadanit i ishte ndryshuar masa nga “paraburgimi” në “arrest shtëpiak” nga një gjykatë e Maqedonisë së Veriut, dhe ai u vendos në një adresë në Shkup, sipas vendimit.

Me këtë vendim parashihet që ai të qëndrojë në “arrest shtëpiak” deri më 16 gusht.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

Të fundit nga rubrika