Avokati, Asdren Hoxha, ka thënë se rasti i Faton Hajrizit duhet të përfundojë si temë dhe shpirti i tij duhet të gjejë paqen.
Në emisionin “FIVE”, Hoxha ka theksuar se kjo temë është komentuar shumë dhe ka rënduar mbi dhimbjen e familjes së Faton Hajrizit.
“Përfundimisht duhet të përfundojë kjo temë, është komentuar shumë dhe ka rënduar mbi dhimbjen e familjes së Faton Hajrizit. Shpirti i tij duhet ta gjejë paqen, çështja e tij të mbyllet përfundimisht”, ka deklaruar Hoxha.
Hoxha thotë se Hajrizi u vra tragjikisht dhe se spekulimet dhe konspiracionet nuk do të ndalen edhe një kohë të gjatë.
“Duhet të mbyllet edhe me konspiracione, meqenëse edhe një kohë do ketë spekulime se ai është gjallë”, ka vijuar ai.
Avokati ka thënë se ky rast është përdorur “për poena politikë”.
Brajshori: Me këtë rast pati spekulime e u përdor edhe nga politikanët
Në anën tjetër edhe sociologu, Jeton Brajshori, ka thënë se njerëzit kanë hyrë në paranoja duke u marrë me këtë temë.
Ai ka thënë se njerëzit duke u munduar ta përdorin këtë rast për qëllime të ndryshme, kanë kaluar kufijtë e normales.
“Me rastin e tij u morën edhe politikanët, pati spekulime të shumta, njerëzit kanë hyrë në paranoja i kaluan, kufijtë e normales duke u marrë me këtë rast”, ka deklaruar Brajshori.