Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, gjatë takimit me ministrat e mbrojtjes së vendeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO), me seli në Bruksel ka thënë se “Projekti i Porto Romanos në Durrës, është i dedikuar që t’iu shërbejë Ushtrisë Shqiptarë dhe NATO-së në terisi”, thuhet në njoftim për shtyp të Ministrisë së Mbrojtjes.
Tutje ai ishte shprehur se Shqipëria do të mbështesë dhe kontribuojë në rritjen dhe përforcimin edhe me kapacitete ushtarake të kufijve të Aleancës, në interes të mbrojtjes dhe ruajtjes së popullsisë së saj.
Ndërsa më herët ministrat e vendeve të Aleancës ishin pritur në një darkë pune nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili vlerësoi mbështetjen e pakursyer që vendet aleate dhe partnere të NATO-s kanë dhënë në kapacitete ushtarake, ndihmë financiare dhe asistencë.
Në qendër të diskutimeve të këtij takimi ishte forcimi i mëtejshëm i Aleancës dhe vijimi i mbështetjes për vendet partnere të NATO-s, në një kohë që agresioni rus në Ukrainë ka kaluar 100 ditë që nga nisja e tij.
Këtij takimi i’u kishin bashkuar edhe ministrat e Mbrojtjes së Ukrainës, Gjeorgjisë, Suedisë, Finlandës, si dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian.