Hamza: Hapja e urës së Ibrit të bashkërendohet me NATO-n dhe aleatët strategjikë të Kosovës

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, kërkon që hapja e urës mbi lumin Ibër të bëhet në koordinim me NATO-n dhe aleatët strategjikë të Kosovës, për të shmangur tensionet

Bedri Hamza, PDK

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, njëherësh kandidat i PDK-së për kryeministër, ka deklaruar se hapja e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë duhet të realizohet vetëm në bashkërendim me NATO-n dhe aleatët strategjikë të Kosovës.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Hamza theksoi rëndësinë e shmangies së veprimeve që mund të çojnë në tensionim të situatës dhe nënvizoi nevojën për koordinim me trupat e KFOR-it dhe diplomatët e vendeve mike të Kosovës.

“Duhet të ketë bashkëpunim, bashkërendim dhe koordinim me NATO-n , që ka trupat e vet në kuadër të KFOR-it, me ambasadat në Kosovë, me diplomacitë e vendeve mike me qëllim që të mos shkaktohet një situatë që në vend që të ketë progres të lëvizim në regres dhe të përballemi me një situatë e cila më pastaj do ta bllokonte urën për lëvizje për një kohë më të gjatë”, ka thënë Hamza.

Ai vuri në dukje se çështja e urës ishte pjesë e diskutimeve të tij me zyrtarë amerikanë gjatë vizitës së tij në Uashington.

Institucionet kosovare kanë filluar testimin e qëndrueshmërisë së urës mbi lumin Ibër, duke përgatitur hapjen e saj për qarkullimin e makinave. Ky veprim ka hasur në kundërshtime nga KFOR-i dhe diplomatët perëndimorë, të cilët paralajmërojnë se hapja e njëanshme mund të përshkallëzojë situatën.

Ndërkohë, Qeveria e sheh hapjen e urës si një simbol të normalizimit të marrëdhënieve ndëretnike ndërmjet veriut me shumicë serbe dhe jugut me shumicë shqiptare, një hap drejt përmirësimit të bashkëjetesës në Mitrovicë.

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, kërkon që hapja e urës mbi lumin Ibër të bëhet në koordinim me NATO-n dhe aleatët strategjikë të Kosovës për të shmangur tensionet

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika