Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se ka gjuajtur me armë gatë një ahengu familjar.
Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur 16 gëzhoja.
Rasti ka ndodhur në fshatin Gërlicë të Ferizajt dhe i njëjti po trajtohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Pas marrjes se një informate për të shtëna me armë zjarri në një sallë dasmash, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ku brenda dhe jashtë sallës janë gjetur 16 gëzhoja. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar ku nga i njëjti është konfiskuar një armë e kalibrit 9mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.