Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një incident i rëndë mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Ganimete Tërbeshi” në Gjakovë. Dhe nga ky incident fillimisht një zyrtar policor është sulmuar fizikisht nga dy persona të dyshuar.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, zyrtari i policisë ishte jashtë detyrës zyrtare në momentin e sulmit.
Ndërsa gjatë arrestimit të tre të dyshuarve, dy burrave dhe një gruaje, ata kanë shfaqur rezistencë dhe kanë marrë lëndime trupore edhe tre zyrtarë tjerë policorë.
Po ashtu tretman mjekësor i është ofruar edhe të dyshuarve.
Dy burrat e dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
“Rr. Ganimete Tërbeshi, Gjakovë 10.08.2024, 23:15. Është raportuar për të shtëna me armë zjarri ku në vendin e ngjarjes janë hasur dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët dyshohet që e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar zyrtar policor i cili kishte qenë jashtë detyrës zyrtare. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa janë arrestuar tre të dyshuarit dy meshkuj dhe një femër kosovar/e, ku gjatë arrestimit të dyshuarit kanë shfaqur rezistencë dhe kanë pësuar lëndime edhe tre zyrtarë policorë dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, po ashtu edhe të dyshuarve iu është ofruar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit dy të dyshuari meshkuj kosovar janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër kosovare është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.
Rasti po hetohet më tej nga autoritetet kompetente