Shqipëria ka fituar medaljen e dytë në Lojërat Olimpike në “Paris 2024”.
Për këtë sukses u ndjeh i lumtur edhe Kapiteni i Xhudos Kosovare, Driton Kuka ku u shpreh se “shekulli i popullit shqiptar”.
Kuka përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” deklaroi se shteti ynë amë ka fituar dy medalje të bronzta.
“Shqipëria dy medalje Olimpike! Shteti ynë amë fitojë medalje Olimpike dy të bronzta! Gëzuar e urime …Kosova me dy medaljet e Parisit tashmë plot 5 copa 🏅🏅🏅🥈🥉. Shekulli i Popullit Shqiptar”, ka shkruar Kuka.
Ndryshe, vlen të theksohet se edhe Kosova ka pranuar medalje olimpike, atë të argjendtën me Distria Krasniqi dhe të bronztën me Laura Fazliu në Xhudo.